Anash

Icardi sulmon ashpër Wanda Narën: Më abuzonte fizikisht prej vitesh!

Intervista e fundit e dhënë nga Wanda Nara duket se nuk është marrë aspak mirë nga ish-partneri i saj, Mauro Icardi. Pas deklaratave të Wandës, ku ajo tha se e njihte reperin L-Gante prej tre vitesh dhe kishte një histori me të pas ndarjes nga Icardi, sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë ish-bashkëshortes së tij. Icardi ka folur me një gazetar të njohur argjentinas, i cili ka bërë publike bisedat mes tyre, duke zbuluar se kjo ka ndodhur me dëshirën e vetë futbollistit. Icardi gjithashtu ka deklaruar se nuk do të përmbahet më në komentet dhe deklaratat kundër Wandas.

“Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se nuk ke qenë besnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.

Të lidhura

None found

Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra. Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, shkruheshin në mesazhin e nisur nga Icardi drejt gazetarit.

Por sulmuesi i Galatasarayt nuk ka ndaluar këtu, pasi në një intervistë për një media turke, ai ka treguar se çfarë Wanda ka bërë me rrjetet e tij sociale, teksa e ka abuzuar dhe fizikisht.

“Ajo më ka abuzuar fizikisht për vite dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha ndër të tjera Icardi.

Tags: icardiWanda

të fundit

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

6 seconds ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago