Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka folur së fundmi për disa nga ish-banorët e shtëpisë, duke zbuluar se pas daljes nga formati është ndjerë e zhgënjyer nga disa prej tyre. Prezantuesja ka rrëfyer se disa deklarata të bëra nga ish-konkurrentët e kanë surprizuar dhe nuk i kanë pëlqyer aspak.
Në një intervistë, Sako përmendi veçanërisht Labinot Rexhën, duke thënë se disa nga komentet e tij pas spektaklit ishin qesharake dhe zhgënjyese. “Kur kam dalë jashtë më kanë zhgënjyer disa persona, një nga ta është Labinot Rexha me disa deklarata qesharake që ka bërë. Por, nuk më habit, sepse edhe atje brenda po qesharake i kishte deklaratat”, tha ajo.
None found
Ajo nuk i la jashtë vëmendjes as deklaratat e Arditit, të cilat i ka quajtur të pakuptimta. Sako shprehu habinë e saj se si një koment i tillë mund të dilte nga goja e tij, duke shtuar se ende nuk e kupton logjikën pas tij.
Përveç tyre, prezantuesja u ndal edhe te qëndrimi i Benitës, të cilin e ka pranuar se e ka mërzitur. Ajo nuk ka dhënë detaje të shumta, por nënvizoi se disa sjellje pas daljes nga shtëpia e kanë lënë të zhgënjyer dhe të pakënaqur.
Hygerta Sako thekson se përvoja e saj në Big Brother VIP Kosova ka qenë e paharrueshme, por marrëdhëniet me disa ish-banorë pas spektaklit nuk kanë qenë aq pozitive sa ajo mund të kishte pritur.
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…
Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…