Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta.
Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.
“Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që e quajmë Korridori Vertikal dhe duam të sigurohemi që ju të keni mjaftueshëm gaz natyror, mjaftueshëm energji, për t’iu kundërvënë vështirësive të dimrit që po vjen”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
None found
Marrëveshja e firmosur mes kompanisë greke DEPA dhe kompanisë ukrainase Naftogaz parashikon furnizim me gaz të lëngshëm LNG amerikan. Gazi do të përcillet përmes Korridorit Vertikal që nis prej portit grek të Aleksandroupolit duke mundësuar prurje të sigurta dhe të pandërprera drejt Ukrainës dhe Evropës me synim pavarësinë nga gazi rus. Furnizimet pritet të nisin brenda dhjetorit, duke i garantuar Kievit një sasi të qëndrueshme gazi në stinën më kritike të vitit.
“Çdo natë rusët po godasin infrastrukturën tonë. Mbi të gjitha, infrastrukturën tonë energjetike. Shumica e termocentraleve në Ukrainë, prodhimi ynë i gazit, termocentralet tona janë bërë shënjestra për raketa, raketa balistike, dronë, dronë iranianë, raketa të Koresë së Veriut”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelenskyy nga ana e tij theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje teknike, pajisje dhe presion diplomatik ndaj Rusisë.
Ai falënderoi publikisht Greqinë për solidaritetin dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Athina po merr në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe e ftoi të marrë pjesë në bashkëprodhimin e armëve dhe në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke prezantuar edhe zhvillimet e reja të industrisë mbrojtëse ukrainase.
Presidenti ukrainas pas pritjes në aeroport ka zhvilluar takime edhe me homologun e tij grek Konstantinos Tasoulas.
Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në…
Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas…
Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia…
Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen…
Lamine Yamal ka dënuar thirrjet anti-muslimane duke i cilësuar si "të papranueshme dhe të patolerueshme" gjatë barazimit pa gola të…
Policia jep detajet e para nga sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, të…