Anash

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre, koha që shteti shqiptar të marrë frenat e Aeroportit të Vlorës!

Aeroporti i Vlorës ndodhet në një situatë kaotike dhe pa drejtim, pasi kompania koncesionare ka mbetur pa administrator dhe pa një nga drejtuesit teknikë.

Dorëheqjet dhe shkarkimet e fundit kanë lënë kompaninë në një gjendje boshllëku drejtues, ndërkohë që punimet në aeroport vazhdojnë, por secili nga aksionerët punon i ndarë, pa koordinim dhe pa një qendër të qartë vendimmarrjeje.

Të lidhura

None found

Konflikti mes ortakëve kryesorë, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, është thelluar.

Sipas Kapitali.al, Pacolli ka tentuar të zëvendësojë drejtuesit dhe të marrë kontroll të plotë, ndërsa Ademi ka reaguar duke kërkuar masa sigurie në gjykatë për të bllokuar çdo vendim të njëanshëm. Përplasja është zhvendosur edhe në prokurori, ku palët kanë kallëzuar njëri-tjetrin për mashtrim dhe veprime të paligjshme.

Në qendër të konfliktit janë paratë dhe kontrolli i aksioneve. Ademi pretendon se ka investuar 23 milionë euro, por zotëron vetëm 2 për qind të aksioneve, ndërsa Pacolli flet për një komplot ndaj tij nga njerëz që vetë i ka emëruar.

Dy figurat jo vetëm nuk gjejnë gjuhë, por po e nxjerrin publikisht në shesh konfliktin e brendshëm duke dëmtuar projektin.

Shteti shqiptar të marrë frenat 

Vlora International Airport është një investim strategjik për Shqipërinë. Ky aeroport e vendos vendin në një linjë me fqinjët për kapacitetet e pritjes së turistëve, në një periudhë kur, sipas të dhënave të INSTAT, sezoni i turizmit është zgjatur nga prilli deri në fund të shtatorit.

Rajoni i jugut ka përfituar ndërkohë investime të mëdha që presin funksionimin e aeroportit për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetet turistike.

Shteti shqiptar i ka dalë garant këtij koncesioni me financime, lehtësira dhe mbështetje për përfundimin e punimeve, ndërsa Pacolli dhe Ademi dalin publikisht duke deklaruar pa asnjë përgjegjësi se aeroporti nuk mund të funksionojë në mars.

Kjo sjellje minon aspiratat e Shqipërisë dhe strategjinë kombëtare për zgjerimin e turizmit.

Në kushtet kur përballë janë dy personazhe që nuk ngjallin besim, kanë shkelur detyrime ndaj shtetit shqiptar dhe akuzojnë publikisht njëri-tjetrin për mashtrime, manipulime dhe lojëra të rrezikshme, është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë dhe të marrë frenat e projektit.

Me situatën aktuale, as Pacolli dhe as Ademi nuk mund të shkojnë në arbitrazh pa i hapur vetes probleme edhe më të mëdha.

Një sjellje e ngjashme mes Pacollit dhe Ademit është raportuar edhe në Bengazi, çka tregon se modeli i konflik­tit, prishjes së partneritetit dhe bllokimit të projekteve nuk është rastësor dhe se këta dy aktorë nuk kanë ndërmend të realizojnë siç duhet as investimin në Shqipëri.

Ky precedent e bën edhe më urgjente ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të mbrojtur një projekt strategjik që nuk mund të lihet në duart e një konflikti të pafund ndërmjet dy individëve që prodhojnë vetëm ngërç dhe jo zgjidhje. /skyweb.al

të fundit

Kalari analizon humbjen e Dinamos: Rastet e humbura dhe kartoni i dytë ndryshuan ekuilibrat

Renaldo KalariDinamo nuk po gjen dot veten në Superiore në javët e fundit [...]Read More...

2 seconds ago

Autopsia e ish-kreut të Policisë italiane zgjat 11 orë, ekspertët s’gjejnë shenja ndërhyrjeje

Pas afro 11 orësh ka përfunduar autopsia e Gianni De Gennaro, ish-prefektit dhe ish-kreut të Policisë italiane, i cili u…

18 seconds ago

Altin Aliu shënon eurogol ndaj Dinamos, por humbet penalltinë: Me Karoglanin na është kthyer besimi

Altin AliuPartizani mposhti thellë 4-1 Dinamon, duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme në javën e 13-të të Superiores [...]Read…

6 minutes ago

Santiago Abascal and Vox’s path to power in Spain: the far-right leader seeking government office

Santiago Abascal, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të…

8 minutes ago

Pacolli akuzon për abuzime në Aeroportin e Vlorës: “Patrioti” përfitoi mbi 40 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur…

8 minutes ago

Serious accident in Orikum, two vehicles collide, three people taken to hospital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake,…

8 minutes ago