Një kalë i kuq prej pelushi, i menduar fillimisht si dekor për Vitin e Ri Kinez, është shndërruar në një fenomen viral në Kinë, duke u kthyer në simbol të lodhjes, presionit dhe rraskapitjes së punonjësve, veçanërisht atyre të mediave sociale.
Lodra prodhohet nga dyqani Happy Sisters në qytetin Yiwu, në perëndim të Kinës. Ajo dallohet për një detaj të pazakontë: goja e qepur përmbys, që i jep kalit një shprehje të trishtuar, në vend të buzëqeshjes së zakonshme. Sipas kalendarit zodiak kinez, viti që nis më 17 shkurt është Viti i Kalit, simbol i energjisë dhe punës së palodhur.
None found
Pronaria e dyqanit shpjegoi për mediat lokale se shprehja e trishtuar erdhi si pasojë e një gabimi prodhimi. Megjithatë, pasi lodra u bë virale në rrjetet sociale, kompania vendosi të vazhdojë prodhimin e “kalit të gabuar”, duke përqafuar popullaritetin e tij të papritur.
Ndërsa Viti i Kalit zakonisht lidhet me optimizëm dhe forcë, suksesi i këtij pelushi sugjeron se shumë qytetarë kinezë nuk ndihen në atë gjendje shpirtërore. Kali i trishtuar u përhap me shpejtësi në platformat sociale, duke reflektuar ndjenjat e lodhjes dhe presionit në një vend të njohur për kulturën e tij intensive të punës, përfshirë sistemin famëkeq 9-9-6 (nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, gjashtë ditë në javë).
“Njerëzit bëjnë shaka se kali që qan tregon si ndihesh në punë, ndërsa ai që buzëqesh tregon si je pas pune”, tha për Reuters Zhang Huoqing, pronare e Happy Sisters. Deri në mesin e janarit, dyqani merrte mbi 15 mijë porosi në ditë, duke e detyruar fabrikën të hapte dhjetë linja të reja prodhimi.
Me një çmim rreth 25 juanë (afërsisht 3 euro), lodra u bë e përballueshme për masat dhe u shndërrua shpejt në atë që përdoruesit e quajtën “kukulla emo kombëtare” dhe një mjet për “shprehje kolektive emocionale”. Popullariteti i saj lidhet edhe me trendin e lodrave “të shëmtuara por të lezetshme”, si përbindëshi i famshëm Labubu i Pop Mart.
Ekspertët e tregut vlerësojnë se fenomeni shkon përtej një lodre. Sipas Jacob Cooke, CEO i WPIC Marketing + Technologies, produktet e konsumit dhe memet online po kthehen në mënyra të reja për të shprehur stresin në punë, veçanërisht në platforma si Xiaohongshu, ku shprehja emocionale dhe kultura e konsumit ndërthuren ngushtë.
Ilir Daja - Adrian BardhiDinamo ia doli të mposht në ndeshjen e dytë Auda, sikurse të siguroi kualifikimin në fazën…
Agim DemroziPresidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën…
Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili…
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…
Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…
Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…