Categories: Uncategorized

Rama shkon në Vlorë, nxjerr pamje nga kantieri i Lungomare 2 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga kantieri i Lungomare2.

Rama sqaron se “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër.

Të lidhura

None found

🟢 VLORË, KANTIERI I LUNGOMARE 2 – NJË PLAZH I RI NATYRAL PËRGJATË BUZËS SË DETIT, NJË PLAZH URBAN ME RËRË MBI SHËTITORE, DY PISHINA PUBLIKE, NJË OLIMPLIKE E NJË PËR FËMIJË, PARKIM E SHËRBIME TË KLASIT TË PARË PËR VLONJATËT E PËR TURISTËT😊

*Dhe një sqarim për “benzinaton” në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores.

Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit😉

I LO❤️E VLORA

të fundit

Negociatat SHBA-Iran, Rubio tregon prapaskenat: Mund të ketë lajme të mira brenda orësh

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se brenda pak orësh bota mund të marrë “disa lajme të mira”,…

35 minutes ago

Sërish kontrolle në burgun e Fierit, gjenden 10 celularë, alkool e drogë

Vijojnë kontrollet në IEVP Fier. Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut…

1 hour ago

Tritol kantierit të ndërtimit në Kamëz, kamerat e sigurisë fiksuan autorin. Pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar këtë të dielë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40…

2 hours ago

Von der Leyen: Mbështetje për përparimin në marrëveshjen SHBA–Iran, thirrje për zgjidhje diplomatike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin e raportuar drejt një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve…

2 hours ago

Humbi jetën nga asfiksia nga zjarri në fabrikën e skafeve në Durrës, zbardhet identiteti i viktimës

Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë…

2 hours ago

Zbardhet ngjarja në Tiranë! Plagosi aksidentalisht me armë shokun, arrestohet 19-vjeçari. Pas hekurave dhe dy të rinj pasi…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Berit Beker”, ku një 17-vjeçar ka…

3 hours ago