“Si na i vranë 4 shokët e burgosur në kampin e Laçit”, rrëfimi i ish-të dënuarit

Publikohen disa nga historitë e panjohura të ndodhura në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, si kampi i Uzinës së Superfosfatit të Laçit në fillimin e viteve ’60-të, kampi i Fabrikës së Çimentos në Fushë Krujë, kampi i Fabrikës së Çimentos në Elbasan, kampi i Spaçit, etj.

Ne to vuajtën dënimet e tyre me qindra të dënuar të ndërgjegjies, ku një pjesë e tyre humbën edhe jetën në ato kampe, duke u vrarë nga ushtarët, nga aksidentet, apo dhe duke bërë vetëvrasje nga kushtet e vështira të jetesës dhe punës së rëndë.

Dëshmitë e rralla të shkrimtarit dhe publicistit, Tanush Kaso, ish-i burgosur politik që kaloi vite të tëra në këto kampe dhe burgje, i cili rrëfen disa nga ngjarjet më të dhimbëshme të ndodhura me bashkëvuajtësit e tij, si tentative e katër të burgosurve: Mark Cufi, Eqerem Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi, në kampin e Laçit me komandant, kolonel Azbi Lamçen, të cilët u kapën dhe u vranë nga ushtarët e policët pak minuta pas arratisjes.

Si dhe arratisja spektakolare që ndodhi në kampin e fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë, ku dy të dënuarit, Ylli Tabaku nga Tirana dhe Maksut Xhomaka nga Margëlliçi i Çamërisë, të cilët pasi rrëmbyen një automjet me rimoriko brenda kampit, u nisën me shpejtësi duke thyer portën e jashtëme të atij burgu, por nuk mundën që ta shijonin dot lirinë, pasi automjeti i tyre u rrëzua disa qindra metra dhe ata vrapuan kodrave, ku dhe u kapën nga rojet e shumta që i ndoqën pas.Në Kampin e Uzinës së Laçit

Kampi i Uzinës së Superfosfatit të Laçit ku brenda tij ishin rreth 700 të burgosur politikë, ndodhej brenda hapësirës së gjerë të rrethuar me truproje të armatosura e tela me gjëmba, në veri të fshatit të vogël të quajtur Laç, në krahinën e Kurbinit, e cila asokohe ishte nën administrimin e rrethit të Krujës. Ajo uzinë që do të prodhonte plehra fosfatike për bujqësinë dhe acid sulfurik për industrinë, kishte nisur që të ndërtohej me ndihmën e kinezëve.

Qeveria shqiptare e asaj kohe kishte menduar që atë uzinë ta ndërtonte me të dënuarit politikë dhe pas atij vendimi, Komandanti i Kampit, kolonel Azbi Lamçja, (me origjinë nga Mallakastra) i shoqëruar nga roje të shumta shkoi vetë në Burgun e Burrelit dhe pasi zgjodhi rreth 200 të burgosur, që ishin në gjendje të mirë shëndetësore e fizike për të punuar, i çoi në kampin e Laçit. Të gjithë ata të burgosur që erdhën nga Burgu i Burrelit, u sistemuan për të fjetur në një godinë të madhe, që më vonë do të shërbente si depo për mbajtjen e materialeve të ndryshme të ndërtimit. Komandanti i atij kampi, kolonel Azbi Lamçja, mbante atë detyrë edhe për kampet e Rubikut dhe të Fushë-Krujës. Ai ishte një figurë mjaft e pasur me ngjarje të ndryshme nga burgjet e kampet ku kishte shërbyer për shumë vjet. Azbiu kishte qenë vetë i burgosur ordiner, që në vitet e para të pasluftës, i dënuar për vrasjen e një vajze nga fisi i tij dhe ishte liruar me amnistinë që ishte dhënë pas rënies së Koci Xoxes.

Në lirimin e tij kishte ndihmuar dhe Mehmet Shehu, me të cilin ai kishte lidhje farefisnore dhe po Mehmeti në atë kohë që mori funksionet e Koci Xoxes, e ndihmoi Azbiun duke e marrë në rradhët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme me detyrën e komandantit në disa kampe dhe burgje. Azbiu donte të tregohej i mirë me të burgosurit (me që e kishte provuar vetë burgun), por e bënte më mirë se të tjerët “detyrën e Partisë”, duke i përmbushur sa më mirë dhe biles duke i tejkaluar porositë e eprorëve të tij të Sigurimit të Shtetit.

Edhe ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiun, i cili kishte zëvëndësuar në atë post, Mehmet Shehun, ai e kishte të afërt në lidhje krushqie. Nisur nga ato lidhje miqësie dhe krushqie që ai kishte me dy nga figurat kryesore të shtetit komunist, kishte kompetenca të plota, deri edhe për lirimin e parakohshëm të ndonjë të dënuari. Azbiu spekullonte shumë me familjet e të dënuarve, duke u marrë atyre rrushfete të ndryshme, të cilat i mbante edhe për vete, por edhe i’u çonte eprorëve të tij. Azbi Lamçen e pushuan nga puna dhe e liruan nga ushtria, duke e akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Pas asaj atë e çuan si drejtor në Tiranë në një ndërrmarje ujrash, por dhe aty vodhi. Pas asaj atë e dënuan me burg dhe kur doli, akoma pa mbushur vitin, filloi të ankohej dhe të shante.

Pas kësaj e dënuan përsëri për “agjitacion e propaganda” dhe mbasi u lirua nga burgu, doli në pension dhe pas disa kohësh vdiq. Gjatë vitit të pare, të dënuarit politikë që ishin në kampin e Laçit, u morën me ndërtime pallatesh, të cilat janë edhe sot në atë qytet që ndodhet në anë të djathtë të rrugës nacionale që të shpie për në Shkodër, si dhe një pjesë të trasesë hekurudhore të linjës Vorë-Laç. Fillimisht trajtimi i të burgosurve në kampin e Laçit, ishte më i mirë se në kampet e tjera, mbasi aty punohej me teknikë e inxhinierë kinezë dhe kishte nevoja për kryerjen urgjente dhe me cilësi të punimeve. Të burgosurit zgjidhnin lirisht profesionet e zanatet e tyre, si: murator, karpentier, saldator, mekanik, elektriçist, e deri teknik ndërtimi.

Aty në atë kamp herë pas here lejohej shfaqja e filmave shqiptarë dhe amerikano-latinë, siç ishte “Qielli i lumturisë”, e ndonjë tjetër që pëlqehej dhe përsëritej. Furnizimi me ushqime bëhej me një dyqan të çelur apostafat brenda kampit. Aty mund të blinin të burgosurit që fitonin pak para nga tejkalimi i normës, si p.sh. ndonjë kile sheqer apo makarona.

Për çudinë e madhe tonën, vitin e parë ne na u lejua që të festonim Vitin e Ri, duke ndenjur gjithë natën zgjuar, me biseda, humor, muzikë e filma. Në oborrin e kampit ishte vendosur pema e Vitit të Ri, e cila ishte zbukuruar me drita dhe pambuk që imitonte dëborën, ashtu siç bëhej në vitrinat e dyqaneve nëpër qytete. E gjitha ajo gjë e pazakontë, nuk bëhej nga zëmërgjerësia e komandantit, Azbi Lamçes, por sepse ashtu kishin ardhur udhëzimet nga Tirana.

Vrasja e Mark Cufit nga Shkodra

Në pragun e festave të 20-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Flamurit, situata dukej disi më e zbutur dhe ne rrinim me shpresë të dhënies së ndonjë “amnistie të gjërë”, me rastin e atyre festave. Por kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nisi zhgënjimi dhe si rezultat i asaj gjëndje, të burgosurit filluan të keqtrajtoheshin nga komanda e kampit. Nisur nga ajo situatë e tmerrshme psikoillogjike ku ne ndodheshim, shumë nga të dënuarit mendonin se si të arratiseshin që andej.

Njëri prej tyre, ishte dhe djaloshi trim nga Shkodra, Mark Cufi, i cili mundi që të arratisej, por u vra nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa kishte mbërritur diku në afërsi të qytetit të Shkodrës. Vrasja enigmatike e Mark Cufit, i cili tentoi dhe u arratis nga kampi, e acaroi shumë gjëndjen. Versioni zyrtar i vrasjes së tij ishte: “tentativë arratisje”. Trupin e tij të çarë që më pas dukej që e kishin qepur, e sollën me një makinë dhe e hodhën në oborrin e kampit, atje ku më parë kishte qenë vendosur pema e Vitit të Ri.

Pas kësaj aty na grumbulluan të gjithë ne të burgosurve dhe Kryetari i Degës së Brendëshme të rrethit të Krujës, Nuri Çakërri, (me origjinë nga Vlora), mbajti një fjalim shumë të ashpër. Edhe sot më kujtohen ato shprehje të tija, të thëna plot urrejtje si: “Kështu do të përfundoni të gjithë! Mos kujtoni se do të vijnë anglo-amerikanët t’ju shpëtojnë! Kallashnikovi do të punojë për ne…” Po atë ditë nuk mund ta harroj kurrë guximin e trimërinë e Islam Cenkos nga Përmeti, i cili doli para të gjithë të burgosurve e Komandës së Kampit, dhe e puthi në ballë Mark Cufin e pajetë, gjë të cilën ai e pësoi me një muaj izolim në birucë.

Vrasjet e tjera në Laç

Aty në atë kamp pati edhe disa vrasje të tjera nga plumbat e komunistëve. Më kujtohen si tani vrasjet e shokëve tanë të dënuar si: Eqerem Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi etj. Eqerem Zekon e vranë ushtarët me breshëri automatiku, teksa ai po hidhte plehrat pranë rrethimit të kampit. Ndërsa Naum Kondakçiu, shoku im i fëminisë, u vra diku jo shumë larg kampit (atje ku sot është ura e vogël para varrezave publike të qytetit të Laçit), pasi ishte arratisur nga kampi së bashku me dy shokët e tij: Sazan Hadërin dhe Murat Martën.

Ata të tre rrëmbyen një makinë “Zis” që punonte brenda kampit dhe me të goditën portën kryesore të Uzinës e u larguan që andej. Ndërsa Sazani me Muratin, u kapën shpejt nga ushtarët dhe qentë me erë të kufirit, Naumi u largua pak më larg dhe u fsheh në disa shkurre pranë një përroi të vogël, ku dhe e rrethuan ushtarët e policët. Ai nuk kishte pse të vritej sepse ishte i rrethuar nga të katër anët dhe ishte i pa armatosur e mund të kapej fare lehtë i gjallë, por u vra qëllimisht për të n’a terrorizuar ne të burgosurit e tjerë. Ndërsa Patriot Xhelo nga rrethi i Vlorës, në një çast dëshpërimi u hodh përmbi telat rrethues të kampit dhe menjëherë u qëllua me breshëri automatiku nga rojet ushtarake. Ai ra përdhe pak metra pasi kishte kaluar telat, i goditur nga shumë plumba në trup, por mrekullisht shpëtoi nga vdekja.

Ai u shtrua në spital dhe pasi u shërua, u ridënua përsëri dhe më pas vuajti dënimin dhe u lirua. Tani ai jeton shëndoshë e mirë, por natyrisht i plakur, tok me familjen e tij që e krijoi me njëmijë mundime pas daljes nga burgu. Ndërsa i riu Qerim Çaushi, i dha fund jetës së tij duke u hedhur me kokë nga taraca e godinë së kampit, pasi nuk mundi që t’i duronte dot vajtjet që e mundonin në atë burg skëterrë.

Pas këtyre katër të vrarëve, aty në atë kamp pati edhe tetë të vdekur të tjerë nga aksidentet në punë dhe sëmundjet e ndryshme për shkak të kushteve tepër të vështira që kishte ai kamp. Nga aksidentet në punë pati edhe shumë që mbetën invalidë të përjetshëm, si Eqerem Çapaj nga Vlora, i cili punonte si montator. Eqeremi ra nga kapriata dhe i’u dëmtua kolona vertebrale e njera këmbë. Që nga ajo kohë, ai ka mnbetur i gjymtuar dhe thuajse i paralizuar. Përveç Eqeremit nga ai kamp kanë mbetur të gjymtuar edhe shumë të dënuar tjerë.

Në kampin e Fushë-Krujës

Vendi ku do të ndërtohej Fabrika e Çimentos, ndodhej disa km. në lindje të Fushë-Krujës, rrëzë maleve poshtë qytetit të Krujës. Ngjitur me kantierin e punës, ishin ngritur në formë drejtkëndëshi, disa baraka me një oborr në mes, ku ndodhej edhe një mencë e vogël verore me stola druri, e pak më tej, banjat dhe disa qeli. Të gjitha këto përbënin atë kamp ku ishim rreth 600-700 të burgosur politikë dhe ordinerë.

Disa ndarje në njërën prej barakave, shërbenin për infermeri dhe tek porta ndodhej kabina e rojeve të brendshme të kampit të paarmatosura. I gjithë kampi ishte i rrethuar me një rrethim me tela me gjëmba dhe një tjetër akoma dhe më i madh ishte përreth kantierit të punës. Në një largësi prej disa metrash nga njera tjetra, mbi disa karakolle druri qëndronin rojet e rrethimit, të armatosur me automatikë dhe mitrolozë të lehtë. Komandanti i atij kampi në fillim ishte kolonel Azbi Lamçe, por më pas ai u zëvëndësua me Qemal Nallbanin, i cili ishte me origjinë nga Vlora. Ndërsa Komisar i kampit ishte Besnik Çomo me origjinë nga Mallakastra, i cili shquhej për mëndjemadhësi dhe egërsi të rrallë. Mbas shumë vjetësh, për nevoja pune, ishte e para herë që në atë kamp bashkoheshin të dënuarit politikë dhe ata ordinerë. Fjetja bëhej në kapanone të veçantë, por oborri ishte i përbashkët dhe në punë nuk kishte ndarje në mes nesh. Ne shkonim shumë mirë me njeri tjetrin dhe kishte shumë solidaritet dhe mirëkuptim nga të dy palët.

Të dënuarit ordinerë ne na respektonin shumë. Kur nga kampi i Laçit, rreth 100 vetë na çuan si për më keq në kampin e Fushë-Krujës, ne u ndjemë si më të lehtësuar, pasi duke menduar se atje kishte dhe të dënuar ordinerë, kujtonim se atje do të kishte liberalizëm. Edhe ajo fabrikë ashtu si edhe Uzina e Superfosfatit e Laçit, ndërtohej me ndihmën e kinezëve, të cilët ne i kishim pranë gjatë gjitha punimeve që bënim, të cilat drejtoheshin prej tyre. Në orët e para lexonim, loznim shah e domino, ose i’a merrnim këngës, tok me bashkëvuajtësit ordinerë, midis të cilëve kishte shumë të pakënaqur nga politika e Enver Hoxhës dhe tregonin lloj-lloj barcoletash banale për të e për larot e tij. Midis tyre kishte instrumentistë e këngëtarë të talentuar shumë. Kur ndodheshim atje, na erdhi një i porsadënuar për motive politike, disi i ndryshëm nga të tjerët. Ishte një muzikant profesionist, që kishte kryer konservatorin në Çekosllavaki. Quhej Ali Hoxha dhe ishte nga Kamza e Tiranës. Përdorte kitarën dhe disa instrumenta frymorë.

Me vete kishte sjellë një trombë dhe një saks, të blera në Kinë, ku kishte qenë me Ansamblin e Shtetit. Drama e tij ishte e thjeshtë. Duke u kthyer në Atdhe, ndërsa avioni ishte ndalur për një pushim të shkurtër në Moskë, ai u fsheh dhe mbeti atje. Rusët e pritën mirë. I premtuan strehim politik dhe punë ose, në se dëshironte mund të shkonte në vend tjetër. Mbas dhjetë ditësh, duke menduar për pasojat që mund të kishin të afërmit e vet në Shqipëri për shkakun e tij, ai vendosi të kthehej. “Do të dënojnë” – i thanë rusët. “Për dhjetë dite që ndjenje, dhjetë vjet burg do të bësh”. I njohim ligjet e vendit tuaj, janë si ato të tonat, të kohës së Stalinit…” Ai këmbënguli të kthehej në Shqipëri. E nisën me një aeroplan kinez. Sa zbriti në Rinas, e shoqëruan njerëzit e Sigurimit. Filloi hetuesia, izolimi, dyshimet për spiunash, e pastaj dhjetë vjet burg.

Arratisja e dy të burgosurve në Fushë-Krujë

Një nga ngjarjet më të bujshme në Kampin e Fushë-Krujës, ishte arratisja spektakolare e Ylli Tabakut nga Tirana dhe Maksut Xhomakës nga Margëlliçi i Çamërisë. Kishte disa ditë që ata rrinin bashkë dhe silleshin rrotull kantierit, sidomos aty ku shkarkoheshin makinat me tulla e materiale të tjera ndërtimi. Ata si duket studionin dhe përgatisnin planin e arratisjes nga ferri. Ajo gjë ishte një ndërrmarje e guximëshme, që mund ta paguaje me jetën. Kisha vënë re se Ylli, si romantik që ishte, ato ditë këndonte herë pas here një këngë të muzikës së lehtë, e cila nuk kishte shumë kohë që kishte dalë, me refrenin “Harro, gjithmonë harro…”. Dhe ja një ditë, papritmas, ndërsa të gjithë ishin shpërndarë nëpër frontet e punës, një makinë me rimorkio i’u vërsul me shpejtësi portës së madhe, të cilën e shqeu dhe e kaloi pa vështirësi. Rojet për një çast u befasuan dhe u hutuan: pastaj ata derdhën breshëri të gjata automatiku e mitrolozësh në drejtim të makinës e cila dukej se ishte pa shofer, mbasi që të dy të burgosurit kishin ulur kokat. Treqind metra më tej, në kthesën e parë, makina u batua, për shkak se rimorkio kishte mbetur frenato. Të dy djemtë më pas zbritën nga makina dhe u larguan me vrap në drejtim të kodrave. Ndërkaq, një numër i madh ushtarësh, policësh e civilësh, u vu në në ndjekje të tyre. Të burgosurit kishin lënë punën dhe ishin ngjitur nëpër skela, duke vështruar zhvillimin e ngjarjes.

Nga aty ku ishim, ne pamë se shokët tanë u larguan përtej kodrave, por pa kaluar as tre çerek ore, vume re se nga majat e kodrave po zbrisnin një numër i madh njerzish. Kuptohej se ata ishin kapur. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Kur u afruan, pamë se i kishin lidhur me tela dhe vazhdonin t’i qëllonin me grushta e me shqelma, në ecje e sipër, duke i shoqëruar edhe me sharje e fyerje. I sollën brenda në kamp, ku puna ndërkaq ishte ndërprerë. U bë apeli i përgjithshëm dhe ata të dy, Yllin dhe Babaushin, (siç e thërrisnin Maksutin) i lidhën me tel mbas shtyllave dhe vazhduan t’i rrahin dhe t’i pështyjnë.

Ai që godiste e shfrynte më shumë në drejtim të tyre, ishte komisari, Besnik Çomo, një cinik i pështirë. Yllit i ra të fikët. E tërhoqën zvarrë dhe e futën në birucë. Babushi ende qëndronte dhe sharjeve të kapterrave, i’u përgjigjej me sharje nga më ordineret. Ishte bërë si i çmëndur. Pastaj e çuan edhe atë në birucë. Mbas një muaj e nxorrën në gjyq dhe e ridënuan, por ajo që nuk mund të harrohet lehtë, ishte shpirti i sakrificës që treguan për ta shokët e tyre dhe sidomos të dënuarit ordinerë që shkonin fshehurazi nga rojet, madje duke rrezikuar dhe jetën dhe i’u fusnin tek biruca ushqime, vitamina dhe cigare.

Në Kampin e Uzinës së Laçit

Kampi i Uzinës së Superfosfatit të Laçit ku brenda tij ishin rreth 700 të burgosur politikë, ndodhej brenda hapësirës së gjerë të rrethuar me truproje të armatosura e tela me gjëmba, në veri të fshatit të vogël të quajtur Laç, në krahinën e Kurbinit, e cila asokohe ishte nën administrimin e rrethit të Krujës. Ajo uzinë që do të prodhonte plehra fosfatike për bujqësinë dhe acid sulfurik për industrinë, kishte nisur që të ndërtohej me ndihmën e kinezëve.

Qeveria shqiptare e asaj kohe kishte menduar që atë uzinë ta ndërtonte me të dënuarit politikë dhe pas atij vendimi, Komandanti i Kampit, kolonel Azbi Lamçja, (me origjinë nga Mallakastra) i shoqëruar nga roje të shumta shkoi vetë në Burgun e Burrelit dhe pasi zgjodhi rreth 200 të burgosur, që ishin në gjendje të mirë shëndetësore e fizike për të punuar, i çoi në kampin e Laçit. Të gjithë ata të burgosur që erdhën nga Burgu i Burrelit, u sistemuan për të fjetur në një godinë të madhe, që më vonë do të shërbente si depo për mbajtjen e materialeve të ndryshme të ndërtimit. Komandanti i atij kampi, kolonel Azbi Lamçja, mbante atë detyrë edhe për kampet e Rubikut dhe të Fushë-Krujës.

Ai ishte një figurë mjaft e pasur me ngjarje të ndryshme nga burgjet e kampet ku kishte shërbyer për shumë vjet. Azbiu kishte qenë vetë i burgosur ordiner, që në vitet e para të pasluftës, i dënuar për vrasjen e një vajze nga fisi i tij dhe ishte liruar me amnistinë që ishte dhënë pas rënies së Koci Xoxes. Në lirimin e tij kishte ndihmuar dhe Mehmet Shehu, me të cilin ai kishte lidhje farefisnore dhe po Mehmeti në atë kohë që mori funksionet e Koci Xoxes, e ndihmoi Azbiun duke e marrë në rradhët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme me detyrën e komandantit në disa kampe dhe burgje. Azbiu donte të tregohej i mirë me të burgosurit (me që e kishte provuar vetë burgun), por e bënte më mirë se të tjerët “detyrën e Partisë”, duke i përmbushur sa më mirë dhe biles duke i tejkaluar porositë e eprorëve të tij të Sigurimit të Shtetit. Edhe ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiun, i cili kishte zëvëndësuar në atë post, Mehmet Shehun, ai e kishte të afërt në lidhje krushqie.

Nisur nga ato lidhje miqësie dhe krushqie që ai kishte me dy nga figurat kryesore të shtetit komunist, kishte kompetenca të plota, deri edhe për lirimin e parakohshëm të ndonjë të dënuari. Azbiu spekullonte shumë me familjet e të dënuarve, duke u marrë atyre rrushfete të ndryshme, të cilat i mbante edhe për vete, por edhe i’u çonte eprorëve të tij. Azbi Lamçen e pushuan nga puna dhe e liruan nga ushtria, duke e akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Pas asaj atë e çuan si drejtor në Tiranë në një ndërrmarje ujrash, por dhe aty vodhi. Pas asaj atë e dënuan me burg dhe kur doli, akoma pa mbushur vitin, filloi të ankohej dhe të shante. Pas kësaj e dënuan përsëri për “agjitacion e propaganda” dhe mbasi u lirua nga burgu, doli në pension dhe pas disa kohësh vdiq. Gjatë vitit të pare, të dënuarit politikë që ishin në kampin e Laçit, u morën me ndërtime pallatesh, të cilat janë edhe sot në atë qytet që ndodhet në anë të djathtë të rrugës nacionale që të shpie për në Shkodër, si dhe një pjesë të trasesë hekurudhore të linjës Vorë-Laç.

Fillimisht trajtimi i të burgosurve në kampin e Laçit, ishte më i mirë se në kampet e tjera, mbasi aty punohej me teknikë e inxhinierë kinezë dhe kishte nevoja për kryerjen urgjente dhe me cilësi të punimeve. Të burgosurit zgjidhnin lirisht profesionet e zanatet e tyre, si: murator, karpentier, saldator, mekanik, elektriçist, e deri teknik ndërtimi. Aty në atë kamp herë pas here lejohej shfaqja e filmave shqiptarë dhe amerikano-latinë, siç ishte “Qielli i lumturisë”, e ndonjë tjetër që pëlqehej dhe përsëritej. Furnizimi me ushqime bëhej me një dyqan të çelur apostafat brenda kampit. Aty mund të blinin të burgosurit që fitonin pak para nga tejkalimi i normës, si p.sh. ndonjë kile sheqer apo makarona.

Për çudinë e madhe tonën, vitin e parë ne na u lejua që të festonim Vitin e Ri, duke ndenjur gjithë natën zgjuar, me biseda, humor, muzikë e filma. Në oborrin e kampit ishte vendosur pema e Vitit të Ri, e cila ishte zbukuruar me drita dhe pambuk që imitonte dëborën, ashtu siç bëhej në vitrinat e dyqaneve nëpër qytete. E gjitha ajo gjë e pazakontë, nuk bëhej nga zëmërgjerësia e komandantit, Azbi Lamçes, por sepse ashtu kishin ardhur udhëzimet nga Tirana.

Vrasja e Mark Cufit nga Shkodra

Në pragun e festave të 20-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Flamurit, situata dukej disi më e zbutur dhe ne rrinim me shpresë të dhënies së ndonjë “amnistie të gjërë”, me rastin e atyre festave. Por kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nisi zhgënjimi dhe si rezultat i asaj gjëndje, të burgosurit filluan të keqtrajtoheshin nga komanda e kampit. Nisur nga ajo situatë e tmerrshme psikoillogjike ku ne ndodheshim, shumë nga të dënuarit mendonin se si të arratiseshin që andej.

Njëri prej tyre, ishte dhe djaloshi trim nga Shkodra, Mark Cufi, i cili mundi që të arratisej, por u vra nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa kishte mbërritur diku në afërsi të qytetit të Shkodrës. Vrasja enigmatike e Mark Cufit, i cili tentoi dhe u arratis nga kampi, e acaroi shumë gjëndjen. Versioni zyrtar i vrasjes së tij ishte: “tentativë arratisje”. Trupin e tij të çarë që më pas dukej që e kishin qepur, e sollën me një makinë dhe e hodhën në oborrin e kampit, atje ku më parë kishte qenë vendosur pema e Vitit të Ri.

Pas kësaj aty na grumbulluan të gjithë ne të burgosurve dhe Kryetari i Degës së Brendëshme të rrethit të Krujës, Nuri Çakërri, (me origjinë nga Vlora), mbajti një fjalim shumë të ashpër. Edhe sot më kujtohen ato shprehje të tija, të thëna plot urrejtje si: “Kështu do të përfundoni të gjithë! Mos kujtoni se do të vijnë anglo-amerikanët t’ju shpëtojnë! Kallashnikovi do të punojë për ne…” Po atë ditë nuk mund ta harroj kurrë guximin e trimërinë e Islam Cenkos nga Përmeti, i cili doli para të gjithë të burgosurve e Komandës së Kampit, dhe e puthi në ballë Mark Cufin e pajetë, gjë të cilën ai e pësoi me një muaj izolim në birucë.

Vrasjet e tjera në Laç

Aty në atë kamp pati edhe disa vrasje të tjera nga plumbat e komunistëve. Më kujtohen si tani vrasjet e shokëve tanë të dënuar si: Eqerem Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi etj. Eqerem Zekon e vranë ushtarët me breshëri automatiku, teksa ai po hidhte plehrat pranë rrethimit të kampit. Ndërsa Naum Kondakçiu, shoku im i fëminisë, u vra diku jo shumë larg kampit (atje ku sot është ura e vogël para varrezave publike të qytetit të Laçit), pasi ishte arratisur nga kampi së bashku me dy shokët e tij: Sazan Hadërin dhe Murat Martën. Ata të tre rrëmbyen një makinë “Zis” që punonte brenda kampit dhe me të goditën portën kryesore të Uzinës e u larguan që andej.

Ndërsa Sazani me Muratin, u kapën shpejt nga ushtarët dhe qentë me erë të kufirit, Naumi u largua pak më larg dhe u fsheh në disa shkurre pranë një përroi të vogël, ku dhe e rrethuan ushtarët e policët. Ai nuk kishte pse të vritej sepse ishte i rrethuar nga të katër anët dhe ishte i pa armatosur e mund të kapej fare lehtë i gjallë, por u vra qëllimisht për të n’a terrorizuar ne të burgosurit e tjerë. Ndërsa Patriot Xhelo nga rrethi i Vlorës, në një çast dëshpërimi u hodh përmbi telat rrethues të kampit dhe menjëherë u qëllua me breshëri automatiku nga rojet ushtarake. Ai ra përdhe pak metra pasi kishte kaluar telat, i goditur nga shumë plumba në trup, por mrekullisht shpëtoi nga vdekja. Ai u shtrua në spital dhe pasi u shërua, u ridënua përsëri dhe më pas vuajti dënimin dhe u lirua.

Tani ai jeton shëndoshë e mirë, por natyrisht i plakur, tok me familjen e tij që e krijoi me njëmijë mundime pas daljes nga burgu. Ndërsa i riu Qerim Çaushi, i dha fund jetës së tij duke u hedhur me kokë nga taraca e godinë së kampit, pasi nuk mundi që t’i duronte dot vajtjet që e mundonin në atë burg skëterrë. Pas këtyre katër të vrarëve, aty në atë kamp pati edhe tetë të vdekur të tjerë nga aksidentet në punë dhe sëmundjet e ndryshme për shkak të kushteve tepër të vështira që kishte ai kamp.

Nga aksidentet në punë pati edhe shumë që mbetën invalidë të përjetshëm, si Eqerem Çapaj nga Vlora, i cili punonte si montator. Eqeremi ra nga kapriata dhe i’u dëmtua kolona vertebrale e njera këmbë. Që nga ajo kohë, ai ka mnbetur i gjymtuar dhe thuajse i paralizuar. Përveç Eqeremit nga ai kamp kanë mbetur të gjymtuar edhe shumë të dënuar tjerë.

Në kampin e Fushë-Krujës

Vendi ku do të ndërtohej Fabrika e Çimentos, ndodhej disa km. në lindje të Fushë-Krujës, rrëzë maleve poshtë qytetit të Krujës. Ngjitur me kantierin e punës, ishin ngritur në formë drejtkëndëshi, disa baraka me një oborr në mes, ku ndodhej edhe një mencë e vogël verore me stola druri, e pak më tej, banjat dhe disa qeli. Të gjitha këto përbënin atë kamp ku ishim rreth 600-700 të burgosur politikë dhe ordinerë. Disa ndarje në njërën prej barakave, shërbenin për infermeri dhe tek porta ndodhej kabina e rojeve të brendshme të kampit të paarmatosura.

I gjithë kampi ishte i rrethuar me një rrethim me tela me gjëmba dhe një tjetër akoma dhe më i madh ishte përreth kantierit të punës. Në një largësi prej disa metrash nga njera tjetra, mbi disa karakolle druri qëndronin rojet e rrethimit, të armatosur me automatikë dhe mitrolozë të lehtë. Komandanti i atij kampi në fillim ishte kolonel Azbi Lamçe, por më pas ai u zëvëndësua me Qemal Nallbanin, i cili ishte me origjinë nga Vlora. Ndërsa Komisar i kampit ishte Besnik Çomo me origjinë nga Mallakastra, i cili shquhej për mëndjemadhësi dhe egërsi të rrallë. Mbas shumë vjetësh, për nevoja pune, ishte e para herë që në atë kamp bashkoheshin të dënuarit politikë dhe ata ordinerë.

Fjetja bëhej në kapanone të veçantë, por oborri ishte i përbashkët dhe në punë nuk kishte ndarje në mes nesh. Ne shkonim shumë mirë me njeri tjetrin dhe kishte shumë solidaritet dhe mirëkuptim nga të dy palët. Të dënuarit ordinerë ne na respektonin shumë. Kur nga kampi i Laçit, rreth 100 vetë na çuan si për më keq në kampin e Fushë-Krujës, ne u ndjemë si më të lehtësuar, pasi duke menduar se atje kishte dhe të dënuar ordinerë, kujtonim se atje do të kishte liberalizëm. Edhe ajo fabrikë ashtu si edhe Uzina e Superfosfatit e Laçit, ndërtohej me ndihmën e kinezëve, të cilët ne i kishim pranë gjatë gjitha punimeve që bënim, të cilat drejtoheshin prej tyre. Në orët e para lexonim, loznim shah e domino, ose i’a merrnim këngës, tok me bashkëvuajtësit ordinerë, midis të cilëve kishte shumë të pakënaqur nga politika e Enver Hoxhës dhe tregonin lloj-lloj barcoletash banale për të e për larot e tij.

Midis tyre kishte instrumentistë e këngëtarë të talentuar shumë. Kur ndodheshim atje, na erdhi një i porsadënuar për motive politike, disi i ndryshëm nga të tjerët. Ishte një muzikant profesionist, që kishte kryer konservatorin në Çekosllavaki. Quhej Ali Hoxha dhe ishte nga Kamza e Tiranës. Përdorte kitarën dhe disa instrumenta frymorë. Me vete kishte sjellë një trombë dhe një saks, të blera në Kinë, ku kishte qenë me Ansamblin e Shtetit. Drama e tij ishte e thjeshtë. Duke u kthyer në Atdhe, ndërsa avioni ishte ndalur për një pushim të shkurtër në Moskë, ai u fsheh dhe mbeti atje.

Rusët e pritën mirë. I premtuan strehim politik dhe punë ose, në se dëshironte mund të shkonte në vend tjetër. Mbas dhjetë ditësh, duke menduar për pasojat që mund të kishin të afërmit e vet në Shqipëri për shkakun e tij, ai vendosi të kthehej. “Do të dënojnë” – i thanë rusët. “Për dhjetë dite që ndjenje, dhjetë vjet burg do të bësh”. I njohim ligjet e vendit tuaj, janë si ato të tonat, të kohës së Stalinit…” Ai këmbënguli të kthehej në Shqipëri. E nisën me një aeroplan kinez. Sa zbriti në Rinas, e shoqëruan njerëzit e Sigurimit. Filloi hetuesia, izolimi, dyshimet për spiunash, e pastaj dhjetë vjet burg.

Arratisja e dy të burgosurve në Fushë-Krujë

Një nga ngjarjet më të bujshme në Kampin e Fushë-Krujës, ishte arratisja spektakolare e Ylli Tabakut nga Tirana dhe Maksut Xhomakës nga Margëlliçi i Çamërisë. Kishte disa ditë që ata rrinin bashkë dhe silleshin rrotull kantierit, sidomos aty ku shkarkoheshin makinat me tulla e materiale të tjera ndërtimi. Ata si duket studionin dhe përgatisnin planin e arratisjes nga ferri. Ajo gjë ishte një ndërrmarje e guximëshme, që mund ta paguaje me jetën. Kisha vënë re se Ylli, si romantik që ishte, ato ditë këndonte herë pas here një këngë të muzikës së lehtë, e cila nuk kishte shumë kohë që kishte dalë, me refrenin “Harro, gjithmonë harro…”. Dhe ja një ditë, papritmas, ndërsa të gjithë ishin shpërndarë nëpër frontet e punës, një makinë me rimorkio i’u vërsul me shpejtësi portës së madhe, të cilën e shqeu dhe e kaloi pa vështirësi. Rojet për një çast u befasuan dhe u hutuan: pastaj ata derdhën breshëri të gjata automatiku e mitrolozësh në drejtim të makinës e cila dukej se ishte pa shofer, mbasi që të dy të burgosurit kishin ulur kokat. Treqind metra më tej, në kthesën e parë, makina u batua, për shkak se rimorkio kishte mbetur frenato. Të dy djemtë më pas zbritën nga makina dhe u larguan me vrap në drejtim të kodrave. Ndërkaq, një numër i madh ushtarësh, policësh e civilësh, u vu në në ndjekje të tyre. Të burgosurit kishin lënë punën dhe ishin ngjitur nëpër skela, duke vështruar zhvillimin e ngjarjes.

Nga aty ku ishim, ne pamë se shokët tanë u larguan përtej kodrave, por pa kaluar as tre çerek ore, vume re se nga majat e kodrave po zbrisnin një numër i madh njerzish. Kuptohej se ata ishin kapur. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Kur u afruan, pamë se i kishin lidhur me tela dhe vazhdonin t’i qëllonin me grushta e me shqelma, në ecje e sipër, duke i shoqëruar edhe me sharje e fyerje. I sollën brenda në kamp, ku puna ndërkaq ishte ndërprerë. U bë apeli i përgjithshëm dhe ata të dy, Yllin dhe Babaushin, (siç e thërrisnin Maksutin) i lidhën me tel mbas shtyllave dhe vazhduan t’i rrahin dhe t’i pështyjnë. Ai që godiste e shfrynte më shumë në drejtim të tyre, ishte komisari, Besnik Çomo, një cinik i pështirë. Yllit i ra të fikët.

E tërhoqën zvarrë dhe e futën në birucë. Babushi ende qëndronte dhe sharjeve të kapterrave, i’u përgjigjej me sharje nga më ordineret. Ishte bërë si i çmëndur. Pastaj e çuan edhe atë në birucë. Mbas një muaj e nxorrën në gjyq dhe e ridënuan, por ajo që nuk mund të harrohet lehtë, ishte shpirti i sakrificës që treguan për ta shokët e tyre dhe sidomos të dënuarit ordinerë që shkonin fshehurazi nga rojet, madje duke rrezikuar dhe jetën dhe i’u fusnin tek biruca ushqime, vitamina dhe cigare./Memorie.al


Shtuar 13.06.2020 07:10