Një video mjaft shqetësuese është shpërndarë nga një qytetar i Elbasanit.
Në pamje duket ambienti i mbushur me shiringa të përdorura për konsumin e drogës. I shqetësuar tej mase qytetari shprehet se ky nuk është i vetmi vend, por ka dhe shumë vende të tjera.
None found
Postimi i plotë:
Kete video e xhirova mbreme ne nje lagje ne periferi te qytetit te Elbasanit. Aty gjendeshin qindra shiringa te perdorura per konsumimin e droges. Qe nje tmerr i vertete, nje ndjenje e forte trishtimi me pershkoi trupin. Ai vend qe nje çerdhe e vertete ferri. Te rinj te qytetit vrasin cdo dite aty endrrat e tyre dhe shkaterrojne te ardhmen. Por per fat te keq kjo eshte vetem nje nder çerdhet e shumta qe gjenden ne qytet, ku çdo dite degradon dhe shthuret rinia jone.
Nje ngjarje e tille duhet te ngreje ne kembe autoritetet lokale dhe institucionet pergjegjese, vetem se une nuk jam aspak optimist duke qene se keta te fundit kane informacionet e duhura per gjendjen aktuale, qe po e shnderron qytetin ne nje zone me zombi, pa te ardhme dhe perspektive per rinine.
Besoj se e njejte, gjendja eshte edhe ne qytete te tjera te shqiperise, dhe ky eshte nje ogur i zi.
Kjo kategori e te rinjve jo vetem qe nuk eshte produktive dhe e dobishem per veten, por eshte shnderruar ne nje barre e rende per familjen dhe shoqerine.
Per te plotesuar epshet e tyre ata nuk marrin fare parasysh se si i sigurojne te ardhurat, mjafton te drogohen edhe nese te ardhurat i sigurojne ne rruge te paligjshme.
Para ca kohesh ime me qe viktime e agresivitetit te nje te riu, i cili i shkul nga qafa varsen qe aq shume e donte, sepse atij i kishte ardhur vakti per t’u droguar. Jo me larg se dje nje kusherire e imja vidhet para deres se shtepise. Sot e takova rastesisht ne rruge personin qe e vodhi. Goxha djale ne paraqitje, por totalisht i degraduar.
Kur dua te drogohem shkoj dhe vjedh cfare te mundem, -me tha, – sepse nuk duroj dot, s’kam cfare te bej?! Nuk do e perseris me. Me fal. Kaq me tha, ky qe justifikimi i tij.
Qyteti eshte mbushur me djem te tille te shnderruar ne zombi, dhe rastet e grabitjeve jane pa fund.
Ata behen cdo dite edhe me teper agresive, dhe per rrjedhoje edhe me te rrezikshem.
Kjo e keqe ndoshta nje dite do te infektoje edhe femijet tane, edhe femijet tuaj, qe te gjithe kemi pergjegjesi per kete gjendje, qe cdo dite e me shume vec perkeqesohet.
Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është…
Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga…
Pep Guardiola po largohet nga Manchester City dhe argumenti më popullor del edhe një herë në sipërfaqje. Sa ka shpenzuar…
Evropa donte të ndërtonte së bashku një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme. Në vend të kësaj, projekti më i…
Pjesëmarrja në Kupën e Botës i mori jetën mbrojtësit të Bashkimit Sovjetik, Eduard Dubinski. Historia tragjike e tij nis në…
Alesandro Bastoni dhe Spanja nuk kanë qenë kurrë shumë afër, por as shumë larg. Pak a shumë në gjysmë të…