EMRAT/ 3 anëtarët e Hellbanianz burgosen në Londër (FOTO LAJM)

3 anëtarë të grupit të famshëm “Hellbanianz” janë burgosur në Angli.

Mediat britanike i konsiderojnë si “gangsterët e paturpshëm” teksa bëhet fjalë për një bandë shqiptarësh që kanë kryer në një seri krimesh të tmerrshme, duke përfshirë atentate dhe goditje me thikë, të lidhur me personazhe të botës së krimit me kombësi të ndryshme.

Fabion Kuci 27-vjac është burgosur pasi u kap duke bastisur një “fabrikë rivale të bandës së kanabisit”.

Azen Dajci dhe Ardi Sheta të dy u burgosën gjithashtu për shkak të bastisjes në një fabrikë kanabisi në Mill Hill

Kuci, është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj pasi pranoi vjedhje të rënduar të një prone në Mill Hill, Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg ndërsa Azen Dajçi, 25 vjeç është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.

Sipas mediave britanike, asnjëri nga tre të dënuarit nuk kanë adresë fikse.

Ata janë ndaluar që në 2018 kur oficerët mbërritën në një magazinë që e kishin shndërruar në një fabrikë të prodhimit të hashashit disa shtetas rumun teksa tre shqiptarët, nëtarët e Hellbanianz të armatosur kishin shkuar të grabisnin. Policia zbuloi në këtë shtëpi 33 thasë me kanabis të paketuar që kapte vlerën e 30.000 stërlinave.

Megjithëse një numër i të dyshuarve ikën, policia ishte në gjendje të ndalojë Dajci dhe Kuci në vendin e ngjarjes – ku ata gjithashtu sekuestruan kanabisin.

Dajci do të vuajë dënime njëkohësisht për mbajtjen e armës së zjarrit dhe municionit, ndërsa Sheta do të vuajë dy vjet e nëntë muaj burg.

Hetimet mbeten të hapura për të gjetur gjurmët e personave të tjerë të përfshirë në bastisje.


Shtuar 30.01.2020 19:37