Ish-ministri Jashtëm Tritan Shehu ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Real Story” ku ka komentuar dëbimin e mësuesit turk Harun Celik nga Shqipëria.
Shehu është deklaruar kundër këtij veprimi dhe teksa kujton se Harun është shfaqur në një media turke duke ulëritur, ndërsa ekstradimin e quajti një rrëmbim personi.
Ai shtoi se rastin e ekstradimit të gylenistit janë shkelur të drejtat e njeriut.
“Ne si Shqipëri rrëmbyem një person. Media turke e ka dhënë duke ulëritur. Edhe kur e merr nga burgu, merret në mënyrë njerëzore, jo kështu. U bë atë ditë sepse ishte 1 janari, të gjithë me pushime, u mendua se nuk ka zhurmë. Ishte skandal.
Nuk di fare se çfarë ka bërë, por duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore. Jemi bërë vasal shumë kohët e fundit, me gjëra qesharake. SHBA është tjetër gjë. Me Amerikën kemi partneritet e jo vasalitet. Ne morëm Kryesimin e OSBE-së, ndërsa ne këtu shkelim të drejtat e njeriut me shumë gjëra, edhe me këtë ekstradim”, tha Shehu.
Dashi Ndikimi pozitiv i Venusit do e beje jetën tuaj ne çift edhe me te bukur sot. Do i rrezoni…
Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision me këngën "Zjerm" të "Shkodra Elektronike". Vendi ynë u kualifikua mes 10 shteteve…
Gazment Bardhi ka reaguar pas humbjes turpëruese në Fier, ku PD mori vetëm katër mandate, duke humbur edhe një mandat…
“Zjerm” ishte një shpërthim ndjenjash, ritmi dhe performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës. Shqipëria…
Pas largimit të drejtorit sportiv, Tefik Osmani nga Vllaznia, ka mbërritur dhe zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit me Thomas Brdariç.…
Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të Zvicrës,…