Me mjekër të bardhë e paruke, dalin fotot e rralla kur Enver Hoxha festonte Vitin e Ri

E vetmja festë që festohej me “bekimin” e xhaxhit Enver gjatë kohës së komunizmit ishte Viti i Ri. Një festë që ish-diktatori mezi e priste dhe nuk nguronte edhe të maskohej si plak i Vitit të Ri.

Në fotot e mëposhtme, të cilat janë të papublikuara më parë, dallohet qartë mënyra festive e Enverit me familjarët, bashkëshorten Nexhmije, dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci si dhe fëmijët e tyre të vegjël.

Në një prej fotove, ish-diktatori shqiptar shihet teksa mban në kokë një paruke të bardhë dhe mjekër të gjatë. Ai është përkrah bashkëshortes, Lilianës, ndërsa në foto të tjera shikohet i shoqëruar nga fëmijë të vegjël, fatosë e pionierë të dalluar të kryeqytetit.

Në këto foto të “Memorie.al” nuk mungon as pema festive në këto raste, e cila është e stolisur me pambuk e xhingla të tjera. Në një tjetër foto, shoku Enver dallohet në praninë e shokëve të tjerë të Byrosë, mes së cilëve janë Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj. Pamjet besohet të vijnë nga viti i largët 1973.


Shtuar 2.01.2020 11:57