Helmimi në Krujë merr përmasa të frikshme: Nuk ka më vende spitali, 170 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

Helmimi në Durrës ka marrë përmasa të frikshme kur deri më tani raportohet për të paktën 170 qytetarë të cilët po marrin mjekim në spitalin e Krujës.

Dyshohet se qytetarët janë helmuar si pasojë e ujit të pijshëm ndërkohë priten analizat nga Tirana për të përcaktuar shkakun  vërtetë.

Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë janë nga të gjitha grupmoshat me pothuajse të njëjtat simptoma diare dhe të vjella dhe si pasojë e fluksit të lartë, spitali është mbushur përtej kapacitetit të shtretërve.

Vlen të theksohet se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.10.2021 21:17