Moderne dhe ekstravagante, Bleona zbulon ndryshimin e fundit në look-un e saj (FOTO LAJM)

Bleona Qereti ka dalluar gjithmonë me stilin e saj mjaft të veçantë dhe ekstravagant, duke dalluar nga të gjithë artistët e tjerë.

Së fundmi artistja shqiptare, ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku është shfaqur me flokë në ngjyrë rozë, syze dielli dhe disa varëse plot gure me shkëlqim.

Fansat e kanë komentuar menjëherë këtë ‘look’ modern të Bleonës, e cila si çdo herë tjetër ka ditur të vjedhë vëmendjen e të gjithëve.

Komplimentet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke theksuar se këngëtarja duket gjithmonë shumë në formë dhe tërheqëse.


Shtuar 20.02.2020 08:16