“Foltoja” në Peshkopi, Berisha pritet me daulle nga dibranët (VIDEO)

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takim me demokratët në Dibër.

Pak minuta më parë ai  ka mbërritur në Peshkopi dhe ndryshe nga qytetet e tjera ku është pritur me brohorima, Berisha është pritur me daulle.

Kujtojmë se Berisha ka zhvilluar disa takime me “Foltoren” dhe sipas tij, të gjithë këto janë në kuadër të rikthimit të dinjitetit të Partisë Demokratike.

Berisha, një ditë para hyrjes në Kuvend u përjashtua nga grupi parlamentar I PD-së nga kryetari Lulzim Basha, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA. Kjo ka bërë që jo vetë marrëdhënia mes Bashës dhe Berishës të përçahet, por e gjithë PD-ja./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 17:29