Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.
Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.
None found
Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.
Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar.
Tre vitet e fundit në shumë vende të Europës çmimet shënuan rënie në krahasim me mesataren e BE-së, por në Shqipëri kishte rritje.
Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje.
Të dhëna të detajuara nga Eurostat tregojnë në se në vitin 2022 çmimet më të lira për bulmetin dhe vezët në raport me mesataren e BE-së ishin në Poloni me 75%, më tej në vend të dytë ishte Maqedonia e Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%, Franca me 90.3 Turqia me 94.7%.
Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.
Në krahun tjetër Islanda një shtet i vogël ishullor në Veri të Europës ku në pjesën më të madhe të vitit ka dëborë çmimet e bulmetit janë sa 167.2% të BE-së, me tej vjen Norvegjia me 151.6%, Zvicra me 148.8%, Greqia me 139.8%, Malta 131% etj.
Si rrjedhojë e çmimeve të larta shpenzimet për frymë të shqiptarëve për konsumin e bulmetit dhe vezëve u rriten ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në 324 euro për banorë në vit.
Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat.
Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë.
Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësie.
Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.
Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet./monitor
Një 30-vjeçar u arrestua për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar, të dielën pasdite në Selanik të Greqisë. Sipas mediave…
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën në Iran. Trump u shpreh se arritja e një marrëveshjeje me Iranin…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje gjatë zbatimit të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se mund të japë dorëheqjen së shpejti, pas protestave të zhvilluara në sheshin Slavija…
Flitet prej muajsh në çdo portal dhe aludimet kanë qenë të shumta, por duket se më në fund po merr…
Brikena Selmani dhe Mateo Borri u kanë dhënë fund zërave se janë martuar privatisht pas përfundimit të “Big Brother VIP…