Shqipet bëjnë namin në Turqi, me supergola dyshja Cikalleshi-Çekiçi i japin fitoren Konayspor (VIDEO)

Dyshja e shqiptarëve Cikalleshi-Cekiçi që luajnë te Konayspor në Superligën turke, i kanë dhënë fitoren skuadrës së tyre e cila fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bashakseir.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Ndayishimiye, por në të dytën Çekiçi realizoi supergol në minutëne 51′ duke barazuar shifrat.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Cikalleshi realizoi një gol mjaft të bukur me kokë duke përmbysur shifrat. Një fitore me mjaft vlerë ku merita padyshim mbetet e dy shqiptarëve.

Ndërkohë, Për Cikalleshin ky ishte goli i tij i dytë pasi realizoi edhe ndaj Sivasspor në ndeshjen hapëse të kampionatit turk. /albeu.com/