Categories: sport

Për Ronaldon është më i rëndësishëm suksesi i Portugalisë se rekordi

Cristiano Ronaldo ka gjasa të bëhet lojtari me më së shumti gola në përfaqësuese në histori të futbollit. Aktualisht rekordin e mban Ali Daei i Iranit me 109 gola, ndërsa Ronaldo është i dyti në listë me 104 gola. Pra, i duhen edhe gjashtë gola për të vendosur rekord.

Rastin e parë për t’u afruar tutje me rekordin, Ronaldo do ta ketë të martën ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena”. Portugalia është kampione në fuqi e Evropës.

“Për mua më me rëndësi është të fitoj dy Evropianë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme. Ekipi ka punuar shumë mirë, ne jemi gati dhe tani kemi dëshirë të startojmë me këmbë të mbarë. Duam ta fitojmë ndeshjen e parë që është shumë e rëndësishme në këtë garë. Do të përballemi me një ekip të organizuar që do ta ketë përkrahjen e gjithë stadiumit. Kështu që le ta shijojmë këtë ndeshje”, ka thënë Ronaldo të hënën për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Është gjithnjë e rëndësishme të fillohet me fitore, të jep besim dhe moral. Ekipi është gati për një ndeshje të madhe. Kemi grup të ri lojtarësh por ambiciozë. Jemi këtu për të pasur Evropian të mirë”, ka shtuar Ronaldo.

Ai ka bërë krahasimin e ekipit aktual të Portugalisë me atë që triumfoi në “Euro 2016”.

“Pesë vjet më vonë ekipi është tjetër. Është ekip më i ri, me potencial të jashtëzakonshëm. Vetëm në vazhdim të kampionatit do të mësojmë nëse është ekip më i mirë apo më i keq se ai i ‘Euro 2016’. Unë nuk jam i njëjtë me kohën kur i kisha 18 vjet, apo me kohën para pesë apo dhjetë vjetësh. Loja është ndryshe, aftësia jonë është ndryshe, përvoja është ndryshe”, ka theksuar Ronaldo.

të fundit

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie

Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është…

15 minutes ago

Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive

Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart…

34 minutes ago

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shtetasi V.D., ka goditur me…

1 hour ago

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një 23-vjeçar dyshohet se ka rënë nga ballkoni aksidentalisht. 23-vjeçari…

1 hour ago

Kaosi politik në Kosovë, Spahiu: Ngërç i qëllimshëm për pushtet! Zgjedhjet e parakohshme, opsion i pashmangshëm

Kaosi politik në Kosovë nuk është as rastësi dhe as paaftësi, por një situatë e krijuar me qëllim nga partitë…

2 hours ago

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë…

2 hours ago