Nuk ka fitues në “San Siro”, Milani dhe Juventus ndajnë pikët (VIDEO)

Ka përfunduar në barazim pa gola super ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro” në kuadër të javës së 23.

Rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, per me “kuqezinjtë” që dominuan më së shumti.

Milani mori një goditje në pjesën e parë kur Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në minutën e 28 dhe u zëvendësua nga Giroud.

Pjesa e dytë pavarësisht zëvendësimeve nga të dyja skuadrat nuk solli ndryshime në rezultat.

Pas këtij barazimi Milani renditet në vendin e 3 me 49 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 5 me 42 pikë./albeu.com


Shtuar 23.01.2022 22:40