Categories: sport

Ndeshja me Italinë, Shaqiri: I kënaqur për Mancinin, është një trajner i madh

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Italisë në “Olimpico”

Mesfushori me origjinë shqiptare, ka folur me superlativa për teknikun e azurrëve, Roberto Mancini, të cilin e ka patur trajner tek Inter.

“Mezi pres të luaj në këtë ndeshje, mezi pres të shoh Roberton sërish. Ai është një njeri i madh, jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të. Italia është një ekip fantastik, ndër favoritët. Ne e pamë ndeshjen e parë të Italisë,jam i lumtur për të. Ai është një trajner i madh.”

Për Italinë:  “Ekipi kombëtar është shumë i ekuilibruar. Nuk ka lojtarë të mëdhenj të së kaluarës, si Pirlo, por Mancini ka bërë një punë fantasitke. Është një ekip i jashtëzakonshëm me futbollist që luajnë mirë së bashku”.

E ardhmja: “Unë do të preferoja të mos flisja për këtë tani,  jam ende nën kontratë me Liverpool. Pas kësaj, do të flas me agjentin tim dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Ne do të vlerësojmë situatën dhe do të marrim një vendim.”

të fundit

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami

Mëngjesin e sotëm, 20 korrik, dy tërmete të fuqishme goditën brigjet lindore të Rusisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan një cunami në…

15 minutes ago

Lionel Messi udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York (VIDEO)

I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami, shkatërroi New York Red…

25 minutes ago

Në koma prej 20 vitesh, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada…

1 hour ago

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert…

2 hours ago

Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin…

2 hours ago

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare…

3 hours ago