Categories: sport

Momenti kur ylli i Polonisë pi ujë nga shishet me të cilat qëlluan tifozët “Kuq e Zi” (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme n stadiumin kombëtar “Air Albania” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Por një episod i shëmtuar ndodhi në momentin e shënimit nga ana e miqve në minutën e 77-të, pasi tifozët shqiptarë u irrituan dhe nisën të qëllonin me shishe lojtarët polakë, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes për 20 minuta deri në normalizimin e situatës.

Por edhe pas rikthimit në fushë dhe pasi u luajtën minutat e mbetura, tifozët kuqezinj e përsëritën gjestin e tyre duke hedhur shishe nga shkallët e stadiumit.

Pikërisht në këtë moment, portieri i Juventusit dhe i Polonisë Szczesny, bëri një gjest të papritur duke marrë një shishe uji dhe piu nga ajo. Më pas ai duartroket në mënyrë ironike për veprimin e tifozëve shqiptarë. /albeu.com/

të fundit

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe…

6 minutes ago

Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në divjakë. Mësohet se një 62-vjeçar duke lëvizur me mjetin e…

25 minutes ago

Irani bie dakord me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të rifilluar bisedimet bërthamore

Irani dhe tre vende të tjera evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor…

37 minutes ago

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi!

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të…

49 minutes ago

Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luftës në Gaza

Ditë e sotme, pas lutjes së Engjëllit, Papa Leo XIV, në një mesazh të fuqishëm përsëriti thirrjen e tij për…

1 hour ago

Aksioni për lirimin e hapësirave/ Rama ndan pamjet nga Tirana: Çlirim i madh jo vetëm për këmbësorët, por ka ende ngrehina që rezistojnë, do ikin bashkë me… (VIDEO)

Aksioni vijon në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga ndërtime pa leje, sidomos nga lokalet…

1 hour ago