Liverpool i është bashkuar garës për nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.
E ardhmja e uruguaianit në “Camp Nou” mbetet në dyshime, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2023.
Barcelona thuhet se dëshiron t’ia rinovojë kontratën 22-vjeçarit, por nuk është duke mundur, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike.
Mediat raportojnë se Chelsea është duke shikuar mundësinë për të transferuar qendërmbrojtësin në verën tjetër.
Sidoqoftë, sipas ESPN, ka interesim edhe nga Liverpool, me “Reds” që duan ta përforcojnë mbrojtjen para edicionit 2022/23.
Aruajo ka qenë rregullar për skuadrën e Xavit këtë edicion, duke bërë 13 paraqitje në të gjitha garat./
Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e…
Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me…
Një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën ditët në vijim. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta…
Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është…
Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart…
Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shtetasi V.D., ka goditur me…