Legjenda Juninho konfirmon largimin në janar nga Lyon

Pasi njoftoi në RMC Sport, më 17 nëntor, dëshira e tij për t’u larguar nga Lyon verën e ardhshme në përfundim të kontratës së tij 3-vjeçare, Juninho do të largohet shumë më shpejt, madje që në janar.

“Është më mirë që klubi tashmë është duke përgatitur hapin tjetër dhe unë gjithashtu duhet të ndalem”, tha ai për AFP, duke konfirmuar informacionin nga gazetat e përditshme L’Equipe dhe Le Progres. Ai ishte në krye të sektorit të sportit të Lionit që nga viti 2019. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 19:30