Mohamed Salah, praktikisht e ka mbyllur me Liverpulin pas deklaratës së sotme. Në mbyllje të ndeshjes kundër Lids, ku Salah qëndroi gjithë kohën në pankinë, egjiptiani nuk u përmbajt para mediave me komente të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi sulmoi hapur klubin për mënyrën si po e trajton, ashtu si edhe trajnerin Slot.
“Nuk di çfarë të them. Është paksa qesharake, nuk mund ta besoja. Është një rezultat zhgënjyes për ne si ekip. Pësuam gola qesharakë. Nuk munda t’i ndihmoja shokët e ekipit sepse jam në stol.
Nuk mund ta besoja që jam ulur në stol për 90 minuta. Kjo është hera e tretë. Mendoj se është hera e parë në karrierën time.
Shumë i zhgënjyer, kam bërë kaq shumë për këtë klub gjatë viteve, veçanërisht sezonin e kaluar. Duket sikur klubi më ka hedhur në rrugë. Kështu ndihem.
Dikush do që unë të marr të gjithë fajin. Klubi më premtoi shumë në verë. Tani jam në stol, kështu që mund të them se nuk i kanë mbajtur ato premtime.
Kisha një marrëdhënie të mirë (me Slot). Tani nuk kemi asnjë marrëdhënie dhe nuk e di pse.
Duket sikur dikush nuk më do në klub.
I telefonova mamasë dhe babait tim dhe u thashë të vinin në ndeshjen kundër Brajton. Nuk ka rëndësi nëse luaj apo jo. Do ta shijoj. Do të jem në “Anfield” dhe do t’u them lamtumirë tifozëve para Kupës së Afrikës, sepse nuk e di çfarë do të ndodhë kur të jem atje.
Nuk është e pranueshme për mua, të them të drejtën. Nëse do të isha diku tjetër, çdo klub do t’i mbronte lojtarët e tij. Tani, është “Hidheni Mo nën autobus” sepse ai është një problem në ekip. Nuk mendoj se jam problem. Nuk po luftoj për pozicionin tim çdo ditë sepse e kam fituar. Nuk jam më i madh se klubi. Nuk jam më i madh se asgjë. Por e kam fituar.
Është ajo që është. Në futboll nuk i dihet kurrë, por unë nuk e pranoj këtë situatë. Kam bërë kaq shumë për këtë klub. Më vjen keq, e dua Haland sepse e dua. Jam golashënuesi më i mirë aktual në Premier Ligë. Fito ligën me stil.
Absolutisht, më dhemb. Me atë që kam bërë, më dhemb. E njoh mirë klubin, kam qenë këtu për shumë vite. Nesër, Karrager do të më kritikojë, por kjo është në rregull.
Kam bërë kaq shumë për këtë klub. I dua shumë tifozët dhe e dua klubin, nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.
Po shënoj më shumë se kushdo në këtë brez që kur erdha në Premier Ligë. Nuk mendoj se dikush tjetër ka shënuar më shumë. A mund të jap një shembull? Është budallallëk. Herri Kejn nuk shënoi për 10 ndeshje, ndoshta bëri një ose dy. Të gjithë në media thoshin: ‘Herri do të shënojë me siguri.’ Tani është: ‘Mo duhet të jetë në stol’.
Nuk e di nëse dikush do që të largohem. Mos më vini fjalë në gojë, ju lutem. Thjesht kështu ndihem.
Trajneri? E pyeta, por nuk shoh një shpjegim. E dija që nuk do të luaja, thjesht merre dhe gëlltite. Arne ma tha dje. Pata një takim dje. Ai i di ndjenjat e mia.
A jam penduar? Sa keq që duhet t’i përgjigjem kësaj. Edhe pyetja dhemb, nuk do të pendohem kurrë që kam nënshkruar për këtë klub. Mendova se po nënshkruaja dhe po e mbyllja karrierën time këtu. Tani kjo nuk është sipas planit.
Në kokën time, pse duhet të përfundojë kështu? Pesë muaj më parë fitoja çmime, tani pse të shkoj në këtë drejtim? Të gjithë në ekip nuk janë në formë, por unë jam ai që duhet të mbroj veten.
Marrëdhënia me Slot? Nuk ka marrëdhënie. Ishte një marrëdhënie shumë e mirë. Tani nuk ka marrëdhënie.
Nuk ndihem i zhgënjyer nga shokët e ekipit. Këta djem e dinë sa shumë i dua dhe sa shumë i mbështes. Ka shumë dashuri midis nesh”, ishin fjalët e Salah që në këtë mënyrë ka bërë thuajse zyrtar largimin nga Liverpuli.
