Ndeshja e xhiros së 36-të të Ligue 2 ndërmjet Troyes dhe Valenciennes është ndërprerë dy minuta para përfundimit për shkak të kaosit të shkaktuar nga tifozët vendas.
Në minutën e 89-të, me rezultatin baras 1-1, tifozët e skuadrës vendase Troyes nisën të hidhnin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në fushë dhe gjyqtari menjëherë vendosi të ndërpresë lojën.
Por, vetëm atëherë lindi kaosi. Lojtarët e Troyes u zemëruan për shkak të ndërprerjes së lojës dhe iu afruan tribunës dhe filluan të gjuanin tifozët e tyre me fishekzjarrët që u hodhën në fushë.
Troyes është në prag të rënies në kategorinë e tretë dhe është në vendin e 17-të me 37 pikë, ndërsa Valenciennes tashmë ka rënë nga kategoria me 23 pikë.
Nëse ndeshja regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të Valenciennes, që është rezultati më i mundshëm, Troyes do të bie në kategorinë e tretë dy raunde para fundit të sezonit. /Telegrafi/
Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me…
Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing…
Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e…
Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të…