Categories: sport

Brdariç kërkon 3 pikët ndaj Skënderbeut në Korçë

Vllaznia do të luajë në transfertën me Skënderbeun këtë të Shtunë në synimet për t’u rikthyer te fitorja pas atij barazimi 1-1 me Partizanin javën e kaluar. Por pikërisht për këtë ndeshje, trajneri Brdariç foli në konferencën për shtyp ku foli edhe për deklaratat e trajnerit Ilir Daja.

“Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan. Daja? Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu.”

Lidhur me ndeshjen me Skënderbeun, trajneri i shkodranëve tha se ka disa mungesa ndaj dhe do të bëjë ndryshime në rreshtimin e skuadrës.

“Na mungojnë Da Silva. Do luajë Fallu-Dianje në pozicion tjetër, do bëjmë disa ndryshime nga ndeshja me Partizanin. Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mire. Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun”, përfundoi trajneri gjerman.

të fundit

Lajmi i bujshëm, Meriton dhe Rinor Mjekiqi përfundojnë në pranga

Burime të besueshme të medias mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur…

21 minutes ago

Kosova hap një pikëkufitare të përkohshme me Maqedoninë e Veriut: I hapur për qarkullim deri në shtator

Ministri i Ministrise se Punëve te Brendshme, në mbështetje tê nenit 10 paragrafi 2 dhe nenit 11 te Ligjit Nr.…

44 minutes ago

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…

1 hour ago

Zjarri shkrumbon banesën në Korçë, i zoti i shtëpisë dërgohet me urgjencë në spital

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije…

1 hour ago

“Zgjedh paqen, jo famën”! Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut

Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të rrallë në podcast-in e Khloe-s, “Khloe in Wonder Land”, ai zbuloi…

2 hours ago

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar…

2 hours ago