Mësohen katër skuadrat e para që kalojnë më tej në Ligën e Europës, ku nuk pati shumë surpriza.
Pas barazimit pa gola në Camp Nou, Barcelona mposhti 1-2 Galatasaray në fushën e këtyre të fundit duke siguruar kualifikimin.
Një krosim i mrekullueshëm i Cicaldau nga këndi do të gjente golin me kokë nga Marcao.
Barça barazoi me Pedri 9 minuta më vonë.
Aubameyang në pjesën e dytë realizoi dhe golin e fitores.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bajer Leverkusenit. Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.
Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monakos në transfertë, ndërsa Rejnxhërs u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.
Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada…
Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin…
Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare…
Mesfushori shqiptar Julian Shehu, realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zagłębie Lubin, takim i vlefshëm…
Mbrëmjen e djeshme, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje…