Barazimi ndaj Osasunas, Ancelotti: Më quani të çmendur, por mua më pëlqeu performanca e skuadrës

Real Madridi nuk ia doli përballë Osasunas në “Santiago Bernabeu” duke u ndalur në barazim 0-0 në kuadër të ndeshjes së 10 të La Liga-s.

“Galaktikët” patën gjatë gjithë kohës ndeshjen në kontroll, duke krijuar raste pafund, por arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Tekniku italian pas ndeshjes është shprehur  i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij pavarësisht rezultatit.

“Koha e shtuar dukej shumë e vogël për mua. Pyeta për shpjegim, por nuk më bindi.

Nga tre ndeshjet (që nuk kemi fituar në shtëpi), ne merituam t’i fitojmë dy prej tyre. Duhet ta kuptojmë se janë ndeshje të vështira për skuadrën sepse sot nuk ia dolëm të tregojmë vetën brenda zonës.

Por, a doni të vërteten? Mund të me quani të çmendur, por e pëlqeva paraqitjen, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët e mi dhanë gjithçka dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi ai. /albeu.com


Shtuar 28.10.2021 09:10