Aubameyang, autori i golit të fitores u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e sotme, ndërsa tha se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë do ta fitojnë Ligën e Evropës.
“Nëse ne vazhdojmë kështu, ne mund ta arrijmë finalen dhe të fitojmë Ligën e Evropës. Kur ne bëjmë presion, e kemi parë se mund të prodhojmë shumë shanse për ta fituar ndeshjen. Shënova përsëri, dhe po, po, unë jam i lumtur. Ishte një ndeshje tejet e vështirë, Galatasaray u mbrojt mirë. Ne humbëm shumë topa të lehtë në pjesën e parë, pastaj ishim më të mirë”, tha Aubameyang.
Po ashtu, Aubameyang foli edhe rreth “El Clasicos”, ku Barcelona përballet me Realin këtë të diele, duke thënë që dëshiron që të jetë pjesë e “El Clasicos” së tij të parë në karrierë.
“Do të jetë hera e parë që unë luaj në një ‘El Clasico’. Do ta shohim se çfarë është, por unë dua që të marrë pjesë në këtë ndeshje”, tha Aubameyang.
Në 10 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, Aubameyang ka arritur të regjistrojë plot shtatë gola.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe…
Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? Pirja e ujit është një veprim i…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirin Ha Long, një prej destinacioneve më të njohura turistike të Vietnamit, ku një…
Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë…
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm…