Ka përfunduar ndeshja kryesore e javës së tetë në La Liga, ajo mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” me rezultatin e pastër, 2-0.
Edhe pse katalanasit zotëruan topin në pjesën më të madhe të ndeshjes, vendasit bënë atë dinë të bëjnë mirë mirë, të jenë pragmatist dhe cinik para portës.
Ndeshja zhbllokua në minutën e 23 me francezin Lemar dhe në fundin e 45 minutave të para është Suarez që shënon edhe golin e dytë e të sigurisë.
Me avantazhin e dyfishtë të “Los Colchoneros” mbyllet pjesa e parë. E dyta nis menjëherë me zëvendësim për katalanasit, por që nuk sjell asnjë rezultat.
Skuadra e Cholo Simeones mbyllet mjaft mirë mbrapa duke mos i lënë hapësira kundërshtarit dhe ia del të mbajë avantazhin deri në rënien e trefishtë të bilbilit.
Një fitore që ofron Atleticon me kreun që mbahet nga Real Madrid dhe një humbje që thellon krizën për Barcelonën e cila tashmë pocizionohet në vendin e 9 me 12 pikë./albeu.com
Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj…
Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen…
Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e…
Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për…
Ditën e sotme, Gjykata e Dibrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin,…
Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg,…