sport

Armando Broja: Do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen, nuk kemi frikë asnjë ekip

Talenti i kombëtares shqiptare dhe i Southampton, Armando Broja, ka folur sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Spanjës në datën 26 mars.

Ai u shpreh i bindur dhe i vendosur se kombëtarja ka kapacitet dhe se nuk kanë frikë të ndeshen me këdo ekip që do të luanin.

Fjalët e Brojës në konferencë:

“Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë, po stërvitemi mirë. Ishalla me fitore kundër Spanjës”.

“Kam luajtur kundër dy mbrojtësve, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe ne kemi ekip të mirë. Po stërvitemi mirë, ishalla fitojmë”.

“Po, jam rritur si djalë, kam mësuar te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time. Ka qenë e vështirë të kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League, por kam besuar te vetja. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngrijte, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort”.

“Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, ishalla fitojmë ndaj Spanjës”.

“Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. Me stërvitje dhe këmbë në tokë shpresoj të vazhdoj përpara”.

“Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara, thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë”.

“Faleminderit shumë për mbështetjen. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe ishalla me fitore kundër Spanjës”.

“Kemi një grup shumë të mirë, trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Ishalla e arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i…

16 minutes ago

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije…

40 minutes ago

Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se Ukraina i ka propozuar Rusisë mbajtjen e një raundi të ri negociatash…

58 minutes ago

Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke shkaktuar dëme të rënda materiale. Deri më tani…

1 hour ago

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue…

2 hours ago

VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”.…

2 hours ago