Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2-0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.
Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa.
Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.
Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë.
Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb, nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.


