Reali dhe Chelsea paralajmërohen nga UEFA: Lojtarët e pavaksinuar nuk luajnë në Francë

UEFA ka marrë një vendim të ri sa i përket Ligës së Kampionëve.

Shkaku i rasteve të shumta me COVID-19 te disa skuadra, që është duke shtyrë edhe ndeshjet në top pesë ligat evropiane, UEFA ka vendosur që lojtarët e pavaksinuar të mos luajnë në ndeshjet që zhvillohen në Francë.

Ky vendim më shumë ‘godet’ Chelsea dhe Real Madrid, ngase disa yje kanë refuzuar vaksinën antiCOVID.

Kështuqë, në rast se lojtarët në fjalë (emrat nuk janë bërë të ditur) vazhdojnë të jenë kundër vaksinat do mungojnë në ndeshjet që zhvillohen në stadiumet franceze.

Kujtojmë, se Chelsea në raundin e 16-të përballet me Lillen, ndërsa Real Madrid takohet me PSG-në.


Shtuar 20.01.2022 13:41