Zguro shpërthen kundër gjyqtarëve: Na lini të luajmë futboll, e keni tepruar (FOTO LAJM)

Skënderbeu mbetet në vendin e fundit në renditjen e Superiores dhe me sa duket në kampin korçar mendojnë se gjithçka është “dhuratë” nga gjykimi kundër tyre në ndeshjet e deritanishme.

Ky mendim shprehet qartë nga Vangjel Zguro, kapiteni i Skënderbeut, i cili me një postim në rrjetet sociale që u drejtohej qartësisht gjyqtarëve, duke bërë “bilancin” e këtyre javëve të para dhe një apel të qartë për ta.

“Jemi ekip që gabimet i shikojmë tek vetja në fillim pastaj merremi me gjërat e tjera por boll më se po e bëni baltë. Na lini të luajmë futboll dhe le të fitojë më i miri. E kuptojmë që njerëz jeni, mund të gaboni edhe ju por boll se në 6 javë na keni dënuar në 4 prej tyre. Por ta dini që nuk na mposhtni dot lehtë sepse ne jemi Skënderbeu.

E keni tepruar”, shkruante Zguro në postimin e tij në rrjete sociale duke shprehur pakënaqësinë që mbizotëron aktualisht në kampin korçar.

Postimi i zguros:

 

 


Shtuar 31.10.2021 08:21