Kalimi i Lionel Messit te PSG ndodhi aq shpejt, sa argjentinasi nuk pati kohë të gjente një shtëpi, ku të jetojë bashkë me familjen e tij. Kështu, stafi i tij dhe klubi i PSG kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme duke e akomoduar sulmuesin në një nga hotelet më luksoze në Paris.
Deri në momentin kur Messi të ketë zgjedhur një shtëpi ku të jetojë, ai do qëndrojë në një apartament 350 metër katrorë në Hotel Royal Monceau, shumë pranë harkut të triumfit, pranë qendrës historike të Parisit.
Messi dhe familja e tij kanë nderin të kenë një kuzhinier personal, shofer provat dhe mësohet se në apartament janë instaluar plot shtatë televizorë të fjalës së fundit të teknologjisë. Qëndrimi në këtë apartament kushton 15.5 mijë euro në ditë.
Apartamenti përbëhet nga tre dhoma gjumi, tre banjo, kuzhinë moderne, dhomë të madhe ndenje, dhomë ngrënie dhe palestër. Dekorimi i shtëpisë është kryer nga arkitekti i njohur francez, Philippe Starck dhe përmban vepra arti nga koleksioni i Royal Monceau.
Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj…
Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen…
Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e…
Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për…
Ditën e sotme, Gjykata e Dibrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin,…
Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg,…