sport

11 skuadra të kualifikuara, ”luftë” për 5 bileta në Champions League

Mbeten vetëm 90 minuta nga mbyllja e fazës së grupeve në Champions League. Ndeshja e fundit do të jetë vendimtare për 5 skuadrat që ende luftojnë për kualifikimin në turin tjetër dhe që do të plotësojnë tablonë e këtij edicioni në fazën e 1/8.

Deri më tani janë 11 skuadra të kualifikuara. Gjigantë si Bayern Munchen, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid, apo Paris Saint Germain dhe Manchester United. Aventurën e vazhduan edhe dy italianet Juventus e Inter, teksa ecuri surprizuese regjistruan padyshim Ajax dhe Sporting Lisbon.

Atalanta ka në dorë fatin e saj, në sfidën direkte me Villarreal. Italianët kërkojnë me patjetër fitore, ndërsa spanjollëve do t’u mjaftonte edhe një pikë në Bergamo për t’u kualifikuar. Situatë më pak e favorshme për Milanin, që duhet të fitojë me Liverpool dhe do të mbajë një sy nga ndeshja Porto-Atletico Madrid, duke shpresuar që portugezët nuk do të fitojnë.

Pas Borussia Dortmund, edhe Barcelona është një tjetër emër i madh që rrezikon të eliminohet. Katalanasit duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit me Bayern sepse Benfica luan me Dinamo Kiev, që është e eliminuar dhe nuk ka më asnjë objektiv.

Gjithçka është e hapur në Grupin G, ku Lille kryesuese me 8 pikë kualifikohet në rast fitoreje ose barazimi në fushën e Wolfsburg të vendit të fundit, që ka 5 pikë, apo edhe thjesht me humbjen apo barazimin e Salzburg ndaj Sevilla. Nëse Salzburg mposhtet dhe Wolfsbug fiton, gjermanët festojnë pasi janë të avantazhuar nga duelet direkte, ku kanë fituar 3-1 dhe kanë humbur 2-1.

të fundit

Parashikimi i motit 20 Korrik 2025

Do të vijojë i nxehti afrikan në territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do…

4 minutes ago

Horoskopi 20 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe…

8 hours ago

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? Pirja e ujit është një veprim i…

8 hours ago

Anija turistike përmbyset gjatë stuhisë, 34 të vdekur dhe disa të zhdukur në Vietnam

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirin Ha Long, një prej destinacioneve më të njohura turistike të Vietnamit, ku një…

8 hours ago

Nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza, viktima e të plagosur

Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi…

8 hours ago

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë…

8 hours ago