shqiperi

Operacioni i policisë dhe përplasja me muxhahedinët, procedohen penalisht 6 persona

Policia e Shtetit, një ditë me parë (20 qershor) zhvilloi një operacion në kampin e MEK në Manzë.

Mësohet se policia e Durrësit ka proceduar penalisht 6 persona nga kampi.

Të lidhura

None found

Këta persona janë vënë nën hetim për 4 vepra penale, shkatërrim prone për dhunimin e mjeteve të policisë, mosbindje e urdhrit të policisë, kundërshtim të vendimit të gjykatës, dhe goditje për shkak të detyrës.

Sakaq lidhur me tensionet dhe dhunën e pretenduar të policisë nga anëtarët e MEK, pritet që të merren në pyetje disa persona nga brenda kampit.

Prokuroria e Durrësit vijon punën për të zbardhur atë çfarë ndodhi të martën brenda kampit, ku përfaqësues të MEK pretendonin se janë dhunuar dhe një person ka humbur jetën.

Çfarë ndodhi dje në Manzë?

Policia e Shtetit zhvilloi dje një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Gjatë kontrollit pati pëplasje mes policisë dhe muxhahedinëve në kamp, të cilët rezistuan për të dhënë dokumentacionin e kërkuar si edhe hapjen e të gjitha ambienteve.

Nga përplasja dhe përdorimi i gazit lotsjellës pati edhe një të vdekur si edhe disa të lënduar, ndërsa në kamp ka shkuar edhe një prokuror nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar rrethanat e humbjes së jetës së muxhahedinit. Paraprakisht dyshohet se ia ndërroi jetë nga infarkti.

Ndërkohë, mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni./Albeu.com.

 

të fundit

Mes emocionesh dhe zërin që i dridhej/ Sara Gjordeni jep lajmin e papritur dhe të bukur në hapjen e sezonit televiziv

Ka nisur episodi i parë i “She’s on Top”, ku vajzat, tashmë zyrtarisht pas prezantimit të javës së shkuar, janë…

15 minutes ago

E ardhmja e Brojës duket e vulosur, trajneri nuk e fal as në javën e fundit sulmuesin kuqezi

Armando Brojën duket se nuk e pret një verë e qetë pasi te klubi i Bërnlit, duket se kanë nxjerrë…

41 minutes ago

“Thyhet” armëpushimi në Liban, sulmet izraelite vrasin të paktën 20 persona

Njerëzit në Libanin jugor po jetojnë nën 'terror psikologjik' nga sulmet ajrore izraelite dhe urdhrat e zhvendosjes. Forcat izraelite kanë…

1 hour ago

Aksident rrugor në aksin Elbasan- Përrenjas/ Lëndohen dy persona dhe bllokohet rruga për 40 minuta

Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.…

1 hour ago

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugët e Madridit për të protestuar

Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në qendër të Madridit për të protestuar kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve…

2 hours ago

Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor gjuhë fyese ndaj Mozës

Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve…

2 hours ago