Mungoi dhe sot në “Për’puthen”, reagon Bora Zemani (FOTO LAJM)

Edhe ditën e sotme, moderator a e “Për’puthen” ka munguar në program. Siç bëri të ditur konkurrentja Ana Lleshi, e cila po e moderon emisionin e dashurisë, Bora ka munguar për shkak të një problemi shëndetësor.

Sonte, ajo e ka ndjekur nga shtëpia dhe përmes një postimi në Instastory shkruan: “Edhe sëmurë nuk rri dot pa e ndjekur Përputhen”.

“Silluni mirë” shkruan më tej ajo për konkurrentët.

Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka dhe se kur do të rikthehet në program./albeu.com


Shtuar 28.01.2022 19:05