Misteret e jetës së Monika Lubonjës, burrin zv/ministër që e tradhëtoi në martesë ja mori Covidi! A e fali aktorja? (FOTO LAJM)

Aktorja Monika Lubonja, tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme në shqipëri, Big Brother VIP, është një nga personazhet më të komentuar të momentit.

Me deklaratat dhe veprimet e saj ajo ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e fansave dhe të mediave të shumta.

Ndonëse prej vitesh në skenë si aktore, ku ka luajtur shumë role si në film dhe në teatër, publiku ka pasur gjithmonë interes për jetën private të saj.

Mirëpo, duhet që Monika të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, që të zbuloheshin disa fakte personale rreth saj. Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka ngelur shtatzënë gjatë kohë që ishte studente dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, aktorja nuk hezitoi të rrëfente për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”.

Por kush është ish-bashkëshorti i Monikës, me të cilin ka dhe vajzën Tea?

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës quhej Genci Pasko, i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit. Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social./albeu.com/

 

 


Shtuar 22.01.2022 16:31