shqiperi

Gjithë sulmi ndaj Top Channel, brenda disa minutave! Policia: “Range Rover-i” i vjedhur që në korrik 2020 në Lezhë, ndaj godinës u zbarzën dy kallashnikovë

Gjithë sulmi ndaj televizionit Top Channel ka ndodhur brenda disa minutave. Polici, përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur pak pas mesnatës së të dielës, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Policia sqaron se autorët, rreth orës 00:30, kanë qëlluar me dy armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel,  ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se, në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjeti i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.

Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.

Sa i takon makinës, policia bën me dije se “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe,  ka rezultuar i vjedhur në korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës.

Ky automjet i është vjedhur një shtetasi nga Kosova, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Policia bën me dije gjithashtu se, janë pyetur të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj dhe se ka vendosur një shpërblim prej 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve./albeu.com

të fundit

I riu tenton të futet mes zjarrit në Durrës për shpëtuar dyqanin, ndalohet nga zjarrfikësit

Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, pranë tregut në zonën e Plazhit, ku një zjarr i fuqishëm…

26 minutes ago

FOTO/ Rëndohet situata me zjarrin në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar pas përhapjes së mëtejshme të zjarrit, i cili po favorizohet nga era…

45 minutes ago

Jamarbër Malltezi tallet me qeverinë pasi flakët dhe tymi i zi mbuluan qytetin bregdetar

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka ironizuar situatën skandaloze me zjarrin në tregun e plazhit të…

1 hour ago

Europa nën valën e parë të të nxehtit, masa emergjente në gjithë kontinentin

Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 42°C,…

1 hour ago

Rama sfidoi britanikun, Farage ia kthen me fakte: Do bëhen gati valixhet për 1,099 të burgosur shqiptarë në Angli!

Deputeti britanik Nigel Farage, pranoi sfidën e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e të dënuarve shqiptarë në Britaninë…

2 hours ago

Tragjedi në Itali! Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në shtetin fqinj ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht.…

2 hours ago