Safet Gjici dhe shijet e tij janë kryelajmi këtë javë në Shqipëri. Por, krahas humbjes së mandatit dhe fytyrës, ai duhet të përballet edhe me akuzat e SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e pabarazisë në tendera”.
Gjici është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa nga momenti në moment në Shqipëri zbulohen detaje në lidhje me çfarë ndodhi brenda zyrës së atij në ato pak minuta si edhe si u organizua gjithçka.
None found
Duket qartë së Alma Kaçi e ka filmuar me vetëdije Gjicin duke u futur me kast në zyrën e tij, ndërkohë që e dinte më parë se ai nuk lejonte njerëzit që t’i futeshin në zyrë me celular.
Kështu, ajo ka marrë masat duke lënë celularët në makinë për të rritur besimin e Gjicit, i cili nuk e dinte se po filmohej.
Por me çfarë u filmua Safet Gjici dhe si ra në grackë pronari i kompanisë private të sigurisë më të madhe në vend?
Safet Gjici mendonte se i kishte marrë masat e sigurisë duke mos lënë askënd me celular në zyrë, por djalli fshihet në detaje. Fillimisht u mendua se Alma Kaçi e filmoi Gjicin me një kamerë të futur në një çantë të posaçme, version i cili ra bashkë edhe me versionin e një stilolapsi, i cili është bërë shumë “main stream” tani në Shqipëri në fakt.
Gazetari Mero Baze shkruante dje te Tema se Gjici u filmua me një kamerë të futur brenda një gote të posaçme për këto operacione.
Duket se Alma Kaçi e la gotën në tavolinën e mbledhjeve të Gjicit në momentin e futjes në zyrë duke kthyer kamerën nga ai dhe më pas kthehet aty për të pirë ujë. Në momentin e daljes nga zyra, Gjici i thotë asaj: “Edhe ti me këtë në dorë nëpër zyra…!”, duke mos dyshuar në fakt se aty ishte kamera. /albeu.com
Ka nisur episodi i parë i “She’s on Top”, ku vajzat, tashmë zyrtarisht pas prezantimit të javës së shkuar, janë…
Armando Brojën duket se nuk e pret një verë e qetë pasi te klubi i Bërnlit, duket se kanë nxjerrë…
Njerëzit në Libanin jugor po jetojnë nën 'terror psikologjik' nga sulmet ajrore izraelite dhe urdhrat e zhvendosjes. Forcat izraelite kanë…
Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.…
Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në qendër të Madridit për të protestuar kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve…
Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve…