showbiz

Shoqja e Elia Zaharisë zbulon tradhtinë e Princit

Mes gjithë zhurmës e situatës së pakëndshme të shkaktuar nga video-skandali, aktorja e njohur Luli Bitri, njëkohësisht shoqja e Elia Zaharisë, ka bërë një status të gjatë.

E keqardhur për situatën në të cilën ndodhet shoqja e saj, Luli nuk është rezervuar më dhe ka zbuluar tradhtinë e Princ Lekës.

“Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë”.

Reagimi:

“Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen……!

Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.

Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur… që u shty drejt një tjetre.

Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..!

Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen….!
Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe!

Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës…!

Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…!

Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare!
Për babain tim do e ktheja botën përmbys!
Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë”, shkruan ai.

të fundit

“Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”, Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të nuk rezultoi e duhura

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e…

8 minutes ago

Lajmi i bujshëm, Meriton dhe Rinor Mjekiqi përfundojnë në pranga

Burime të besueshme të medias mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur…

34 minutes ago

Kosova hap një pikëkufitare të përkohshme me Maqedoninë e Veriut: I hapur për qarkullim deri në shtator

Ministri i Ministrise se Punëve te Brendshme, në mbështetje tê nenit 10 paragrafi 2 dhe nenit 11 te Ligjit Nr.…

57 minutes ago

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…

1 hour ago

Zjarri shkrumbon banesën në Korçë, i zoti i shtëpisë dërgohet me urgjencë në spital

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije…

2 hours ago

“Zgjedh paqen, jo famën”! Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut

Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të rrallë në podcast-in e Khloe-s, “Khloe in Wonder Land”, ai zbuloi…

2 hours ago