Categories: showbiz

“Nëse mendon se është e përdalë, ndaje”. Debati LIVE, miqësi mes një burri e një gruaje?

Sjelljet dhe veprimet që keqkuptohen mes një djali dhe një vajze, apo dhe të të njëjtës gjini ishte tema e diskutimit sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Të ftuar ishin Albatros Rexhaj, Arba Gramo dhe Entela Binjaku, të cilët ndanë eksperiencën dhe mendimet e tyre në lidhje me situata konkrete në jetën e përditshme.

Arba pohoi se nëse dy të rritur burrë dhe grua e kanë konsideruar deri në një moment njëri tjetrin shok dhe miq, dhe më pas ka një episod seksual mes tyre nuk ka pse të prishet shoqëria, kjo gjë nuk vlen vetëm për marrëdhëniet në punë.  Ndër të tjera theksoi se këto janë gjëra të zakonshme, por shtoi se mënyra e saj e komunikimit në mënyrë miqësore dhe të sjellshme është keqkuptuar nga shumë njerëz.

“Gjuha e trupit mua më  ka ngatërruar jashtëzakonisht shumë. Dhe mënyra se si sillem dhe se si jam shumë solare me njerëzit dhe flas me të gjithë, mund të bëj dhe ndonjë batutë”.

Ermali e pyet se deri në çfarë pike ka shkuar keqkuptimi, ajo tregoi se fjala “mirëmëngjes” është perceptuar si “ajo vdes për mua”.

Nga ana tjetër Albatrosi theksoi se femrat janë më të sinqertë në deklarimin e miqësisë krahasuar me meshkujt. Këta të fundit, sipas tij, janë të rrallë t’i rezistojnë një miqësie me një vajzë, por ndryshon perceptimi dhe sjellja më rritjen e viteve duke u bërë më të matur.

“Njeriu sot rafinon shijet. Nuk duhet ta trajtojmë njeri tjetrin që s’ka shije dhe ç’ka ti del përpara shkon me të. Kjo është shumë e ulët të mendojmë për tjetrin, aq më shumë për partnerin. Nëse ti për partnerin mendon që partneri yt si të ulet me dikë ka me shku me të ndaju shoku, ndaju shoqe, sepse ti po mendon që ajo është k*rv apo është k*rvar”.

Nga ana tjetër edhe sociologia Entela Binjaku tha të njëjtën gjë,  se mes marrëdhënieve të krijuara  burrë grua gjithmonë i jepet ngarkesë seksuale. Ajo nënvizoi se femrat janë ato që e marrin më së shumti një sjellje si një sjellje seksuale, madje shtoi se në gjuhën e trupit jemi deficitar.

“Në gjuhën e trupit jemi mjaft deficitar, shumë impulse apo gjeste, mimike, mund të ketë deri diku ndonjëherë ngarkesë seksuale gjesti, por kam përshtypjen që ka prej nesh që e bëjnë edhe pa u thelluar fare”./albeu.com

të fundit

Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit

Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me…

1 minute ago

I nxehti afrikan, Kosova përballet me temperatura të larta javën e ardhshme

Një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën ditët në vijim. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta…

24 minutes ago

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie

Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është…

45 minutes ago

Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive

Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart…

1 hour ago

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shtetasi V.D., ka goditur me…

2 hours ago

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një 23-vjeçar dyshohet se ka rënë nga ballkoni aksidentalisht. 23-vjeçari…

2 hours ago