Kanye West, i njohur ligjërisht tani si Ye, është zotuar se do të jetë pranë familjes së tij këtë sezon festash. Reperi tha se dëshiron të rikthejë familjen e tij me ish gruan, Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre. Ai foli rreth kësaj gjatë një fjalimi në Los Angeles, ku foli për rëndësinë e të qenit me njerëzit e dashur.
Duket se reperi ka ndërmend të rikthehet me Kim, e cila së fundmi ka nisur një lidhje me komedianin Pete Davidson. Ai tha se beson se njerëzit mund të ndryshojnë, duke shpjeguar, “Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort. Por unë jam këtu për të ndryshuar atë narrativë.”
Kim dhe reperi u ndanë në fillim të këtij viti. Megjithatë, reperi tha në fjalimin e tij se ai ka një shtëpi pikërisht pranë banesës së tyre të mëparshme, në mënyrë që të mund të jetë “pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur”.
Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj…
Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen…
Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e…
Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për…
Ditën e sotme, Gjykata e Dibrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin,…
Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg,…