Edhe pas përfundimit të “Për’puthen”, marrëdhënia mes Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit vazhdon të komentohet. Sëfundmi në një intervistë për “NIN”, i riu nga Kosova tha se me ish-konkurrenten nuk ndodhi ndarje pasi nuk ishte një lidhje e mirëfilltë. Megjithatë, e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Jasmina ka dhënë versionin e saj të historisë. Bukuroshja brune zbuloi se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien duke e bërë “block”. Ajo gjithashtu theksoi se lidhja e tyre ishte toksike.
“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin. Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, është shprehur Jasmina.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe…
Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? Pirja e ujit është një veprim i…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirin Ha Long, një prej destinacioneve më të njohura turistike të Vietnamit, ku një…
Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë…
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm…