“Fiks si kunata”, të gjithë po i shkruajnë Aleksia Peleshit për Beatrixën dhe kanë të drejtë (FOTO LAJM)

Aleksia Peleshi,e dashura e Romeo Veshajt dhe ‘kunata’ e Donald dhe Beatrix na ka prezantuar me look-un e saj të ri.

Sipas ndjekësve ndryshimi i saj e ka bërë shumë të ngjashme me Beatrix dhe të gjithë e kanë krahasuar me të.

Ajo publikoi përgjigjet nëpër story duke shkruar:
“Jalla as me nonën e babën tim nuk më kanë krahasuar kaq shumë, sa kam qesh”.

Ajo gjithashtu postoi story qesharake ku ndjekësit i kërkonin të hynte në ‘BB VIP’ në vend të Triksës apo Tanit për të parë a do njihej nga Donaldi dhe Iliri.


Shtuar 21.01.2022 09:16