Entuziazmohet Armina Mevlani, Kourtney Kardashian “e kopjon” ditën e dasmës së saj (FOTO LAJM)

Kourtney Kardashian u martua me Travis Barker në një dasmë sa luksoze aq dhe private në Portofino në Itali. Mes detajeve të dasmës dhe fotove nga të ftuarit, çfarë na bëri përshtypje ishin sandalet e nuses.

Kourtney mbante veshur një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga Dolce Gabanna dhe Armina na rikujtoi se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën me Shkëlzen Berishën.

Armina ka publikuar disa Instastory nga fejesa e saj. Sandalet e ringjallën kujtimet e një periudhe shumë të bukur të jetës siç duket.