Categories: showbiz

E kishte për Atdheun? Bora Zemani sqarohet njëherë e mirë: Jam e ftohtë me konkurrentët (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Prej kohesh ne media po perflitet për një histori mes saj dhe Atdheut e cila eshte provokuar ne media vetëm nga ky i fundit.

“Marrëdhënia ime është gjithmonë e ftohtë me konkurrentët”, tha Bora.

“Pse nuk do të përfshihesh në emocione?”, e pyet një ndër moderatoret.

“Jo dua të jem shumë e qetë në punën që bëj unë, sepse ndonjeherë edhe keqkuptohen këto marrëdhëniet, ndoshta edhe pak afrimitet në bakstage ata personazhe mendojnë se të kanë bërë shok ose shoqe”, u shpreh Bora dhe besoj i sqaroi të gjithë.

Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single”. Bukuroshja brune tha se është shumë e angazhuar me punën dhe koha që i ngel më pas, e ka të gjithën për djalin e saj.

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

Ndërsa duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si ai skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

 

të fundit

Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga…

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj…

12 minutes ago

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen…

20 minutes ago

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur (EMRI+FOTO)

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e…

35 minutes ago

Zbardhet vendimi/ Ndryshon skema e llogaritjes së pensionit, të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për…

1 hour ago

Vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, gjykata lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

Ditën e sotme, Gjykata e Dibrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin,…

2 hours ago

Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua

Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg,…

2 hours ago