showbiz

“E ka nga deliri i famës”, Monika sqaron raportin me Ilirin dhe dy situatat që është penduar në BBV

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për jetën e saj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Gjithashtu Monika tregoi edhe për marrëdhënien që ka me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa po fliste për fituesin e çmimit të madh, Ilir Shaqiri, ajo u shpreh se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin edhe pse mendonte se do ta ruanin shoqërinë.

“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë at që në fillim pamë tek njeri-tjetri. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Nuk e di a ka hatërmbetje nga Iliri. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje. Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi. Më vjen keq pastaj që flet një gjë që nuk është e vërtetë”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.

E pyetur se kush janë dy situatat për të cilat është penduar në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, Monika përmendi lojën me Fifin dhe shpëtimin e Beatrix gjatë zinxhirit.

të fundit

Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj…

48 minutes ago

Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin

Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që…

1 hour ago

A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar.…

1 hour ago

Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç…

1 hour ago

Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve…

2 hours ago

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos/ Qytetari: Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra

Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qytetarit vjen vetëm disa javë…

2 hours ago