Apeli pranon kërkesën e Angelina Jolie, heq nga çështja e kujdestarisë së fëmijëve gjyqtarin që favorizonte Brad Pitt

Angelina Jolie ka fituar betejën e saj ligjore me Brad Pitt, pasi një gjyqtar që ata punësuan u skualifikua nga çështja e divorcit.

Aktorët e njohur janë në një luftë gjyqsore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, që kur Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016.

Në maj të këtij viti, një gjykatës privat, John Ouderkirk mori një vendim duke I dhënë Pitt kujdestarinë e përbashkët. Por të premten, një gjykatë në Kaliforni pranoi apelimin e Jolie për ta hequr gjyqtarin nga çështja.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit tha se gjykatësi Ouderkirk nuk zbuloi marrëdhëniet e tij të biznesit me avokatët e Pitt.

Kjo ishte një shkelje etike që mund të vinte në dyshim aftësinë e gjykatësit për të qenë i paanshëm, tha gjykata.

Vendimi nënkupton që beteja ligjore për pesë fëmijët e mitur të çiftit mund të duhet të rifillojë sërish me një trup gjykuese të re./albeu.com