“A ju kemi munguar ne”? Stealth paralajmëron hite të reja (VIDEO)

Grupi muzikor Hellbanianz ka që prej muajit gusht të vitit të kaluar që nuk ka nxjerrë klip, ku për herë të fundit lansuan Hood Life 2 e cila deri më tani ka kapur 10 milion klikime, shkruan Albeu.com.

Megjithatë këtë verë Stealth duket se do të sjellë hite të reja. Në një postim në Instagram, Stealth shkruan: A ju kemi munguar ne? Bashkangjitur në një video me motorra.

Stealth njihet për stilin e veçantë qē ka sjellur në repin shqiptar, dhe pritet që ky projekt të jetë vetëm vazhdimi i sukseseve të tij.

Ndërkohë, Vinz, reperi tjetër i grupit ende nuk dihet nëse do të sjellë ndonjë hit të ri edhe pse një muaj më parë në një video në Tik-Tok shkruante: A jeni gati? Megjithatë deri më tani si Stealth dhe Vinz nuk kanë asgjë zyrtare sa i përket projekteve të reja muzikore. /albeu.com/

@yostealth

We are not the same #Hellbanianz 🇦🇱

♬ Got It On Me – Pop Smoke

Shtuar 8.06.2021 06:06